Marrëdhënie

July 14, 2018 | 14:03

Gjërat që femrat i bëjnë më mirë se meshkujt

Shpesh diskutohen aftësitë e femrave dhe meshkujve. Nga një studim i bërë së fundmi ka rezultuar se ka gjëra të cilat femrat i bëjnë më mirë se meshkujt:

  • Janë më të mira në mësime

Studimi i bërë në universitetet Georgia dhe Columbia ka zbuluar që femrat kanë aftësi më të mira ndaj mësimit

  • Janë më të mençura

Sipas studimeve të testeve të inteligjencës në tërë botën, femrat kanë koeficientin më të lartë të inteligjencës sesa meshkujt.

  • Kujdesen më shumë për higjienën

Shkencëtarët thonë se meshkujt kujdesen më pak për higjienën.

  • Janë më të mira në intervistat e punës

Hulumtimet e bëra kanë zbuluar që femrat e kontrollojnë më mirë stresin gjatë intervistave të punës.

  • Gjatë kalimit të kohës bëhen më të bukura

 Femrat me kalimin e kohës bëhen më të bukura, ndërkaq meshkujt mbeten të njëjtë.

  • Diplomohen më shpejt

Meshkujt studiojnë mesatarisht pesë vjet.

  • Hanë ushqim më të shëndetshëm

Ndërkohë që meshkujve u pëlqejnë picat dhe mishi i kuq, femrat konsumojnë fruta dhe perime.

  • Kanë më shumë imunitet

Studimet kanë treguar që estrogjeni u jep përparësi femrave në luftën kundër baktereve dhe infeksioneve.

  • Jetojnë më gjatë

Parimisht, femrat jetojnë 5-10 vjet më shumë se meshkujt.

  • Janë menaxhere më të mira

Shumica e ekspertëve janë të bindur që femrat janë shefe më të mira për shkak se dëgjojnë më mirë, janë mentore më të mira, i zgjidhin më mirë problemet

  • Investojnë me mençuri

Femrat janë më të kujdesshme në rastin e marrjes së vendimeve mbi investimet dhe mendojnë në afat të gjatë.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top