Këshilla & Arsye

July 11, 2018 | 12:02

Gjërat që gjithmonë duhet t’i merrni me vete kur shkoni në plazh

Ka ardhur vera dhe pushimet e shumëpritura në plazh. Qoftë një udhëtim i thjeshtë ditor ose një qëndrim më i gjatë, fjalëkalimet janë të njëjta për të gjithë: diell, det, plazh dhe relaks.

Por, cilat janë 10 gjërat thelbësore që duhen marrë në det për ta bërë ditën tuaj më të këndshme?

Natyrisht ju do të niseni me kostum banjo, bluze dhe pantallona të shkurtra apo edhe fustan mund të zgjedhin vajzat, por këto gjëra nuk do të përfshihen në listë, sepse dihet se askush nuk do ti harronte.

Çanta e plazhit: I keni parasysh ato çantat e bukura plot ngjyra, të mëdha? Nxitoni ta blini, në kashtë ose plastike. Të thjeshtë, praktike dhe mbi të gjitha shumë të gjerë; Ajo është ideale për të mbajtur gjithçka ju nevojitet.

Peshqiri: Ai është gjëja e parë që duhet future në çantë, thelbësor për qëndruar nën diell dhe tharë pas një dushi freskues. Më mirë në qoftë se është me mikrofibër, për shkak se është më i lehtë, zë më pak hapësirë dhe mbi të gjitha rëra nuk ngjitet lehtë.

Kremi i diellit: Dihet, një ditë në plazh mund të kthehet në një makth të dhimbshëm në arna të kuqe nëse nuk përdorni krem kundra diellit. Zgjidhni një mbrojtje të mesme (15-20), por të mjaftueshme për tu nxirë që mbron nga orët e pikut diellor.

Vazelinë për buzët: Një shok besnik i kremit të diellit është vazelina e buzëve. Shpesh plazhet janë të ngrohtë, por me erë dhe era shkakton të çara të bezdisshme dhe të dhimbshme. Vazelina është një e mirë e domosdoshme edhe për të parandaluar daljen e herpesit në buzë.

Syzet e diellit: Syzet janë thelbësore, sepse ato shmangin shfaqjen e qarqeve të errëta të bezdisshëm dhe mbrojnë retinën nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit shumë të forta. Megjithatë kujdesuni të mos i mbani ato gjatë gjithë kohës sepse do të nxiheshit me pulla.

Libri: Një libër i mire, një fjalëkryq, një gazetë, një libër me quize dhe gjëegjëza. Zgjidhni atë që ju përshtatet dhe merreni me vete; kjo do ju ndihmojë të relaksoheni në mënyrë të këndshme dhe të kaloni kohën e pritjes për tu nxirë dhe të merrni ngjyrën aq shumë të dëshiruar pa e ndjerë.

Pijet: Orët e gjata të nxehta bëhen shumë më të këndshme me një pije të mirë të ftohtë gjatë tyre. Shmangni pijet e gazuara, të cilat nuk e shuajnë etjen dhe preferoni ujin e freskët, çajin (çaj sidomos jeshile) dhe lëngje frutash ose të shtrydhur.

Ushqime të freskëta: Sanduiçin e zakonshëm zëvendësojeni me ushqime të freskëta, fruta dhe perime. Një oriz i mirë i ftohtë me perime për drekë, një frut i shijshëm, ose një sallatë frutash për meze të lehtë dhe kaq ishte. Veçanërisht freskuese janë ananasi, bostani dhe mollët që përmbajnë sasi të mëdha uji.

Dyshekun: Ai është një domosdoshmëri, sepse e bën me siguri pushimin tuaj më të butë dhe banjot tuaja më relaksuese. Gjithashtu i shkëlqyer është edhe jastëku që fryhet, sidomos për ata që ndjejnë dhimbje dhe parehati ndërsa rri me orë të tëra shtrirë nën diell.

Raketat: Veçanërisht nëse jeni të shoqëruar dhe e keni kaluar moshën e kështjellave me rërë, pallaskat janë mënyra më e mirë për tu argëtuar së bashku. Ato ju lejojnë të kombinoni ‘biznesin me kënaqësinë’ dhe të bëni pak sport të shëndetshëm ndërsa argëtoheni.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top