FB

July 30, 2021 | 8:35

Gjërat që ju ndihmojnë të bëheni mjeshtre të flirtimit…

Lista më poshtë është një guidë e detajuar që do ta përmirësojë goxha aftësinë tuaj për të flirtuar, sigurisht nëse arrini në përfundimin se s’jeni edhe aq mjeshtre sa mendonit. Mos u shqetësoni, ka gjithmonë një herë të parë.

Prekni parakrahun.

Mendojeni kështu: Do të preknit ndonjëherë një parakrah që i përket dentistit apo profesorit tuaj? Sigurisht që jo sepse sa për dijeni, edhe kjo është një zonë erogjene. Kur të jeni gati, bëni një prekje të lehtë, jo kapje, në mënyrë që ai të dyshojë a ishte e vërtetë apo thjesht po imagjinonte.

Mos i ngulni sytë.

Mendojeni kontaktin sy më sy më shumë si një shikim hajduti sesa ngulje sysh prej psikopati. Shiheni atë në sy dhe numëroni deri në tre (jo me zë!). Tani shihni poshtë me ngadalë dhe akoma më ngadalë se kaq, shihni prapë lart. Ju garantojmë se në tre minutat e ardhshme personi përballë do t’ju qerasë me një gotë.

Mos e kërkoni me ngulm bisedën.

Moti është një temë e mërzitshme, po ashtu si filmat, librat e lexuar së fundmi dhe njerëzit e shumtë në lokal. E dini çfarë nuk është e mërzitshme? Një femër me vetëbesim që afrohet dhe thotë “Ç’kemi”.

Kontraktoni qepallat e poshtme.

Me siguri nuk e keni bërë kurrë më parë këtë. Seriozisht, duhet ta provoni. Ju krijon një picërrim të lehtë të syve që tregon se po dëgjoni. Dhe meqë të gjithë jemi nga pak ego-manjakë, një njeri që të dëgjon është gjithmonë tundues.

Pini diçka.

Po jo më shumë se një diçka, ose dy. E dimë që mendoni se jeni të lezetshme kur jeni pak të pira, por seriozisht…nuk jeni! Të kesh kontroll mbi të gjitha funksionet e trupit gjatë gjithë kohës është seksi.

Dini ku të vini gishtin.

Fillimisht, rrituni! E kishim fjalën për vendosjen e gishtit në buzën e gotës dhe lëvizjen delikate rreth saj. Ose një ide më e mirë, luani në mënyrë të pavëmendshme me varësen. Sytë do të ndjekin gishtat.

Jini të vëmendshme me sytë.

Ai po flet, ju po e dëgjoni. Vazhdoni të dëgjoni, por për një momenti shihni buzët e tij teksa ai flet. Ok, boll i rrotulluat sytë sepse kjo seriozisht është shumë sexy. Përdoreni këtë manovër vetëm nëse jeni gati për t’u puthur.

 

 

Burimi / https://www.botasot.info/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top