Marrëdhënie

January 8, 2019 | 13:22

Gjërat që meshkujt duhet të kenë parasysh, kur duan të bëjnë për vete një femër

Sipas ekspertëve meshkujt duhet të kenë parasysh disa gjëra, përpara se të fillojnë të bëjnë për vete një femër. Mesa duket, janë 5 gjëra që patjetër duhet t’i bëjnë, nëse vërtetë kanë interes për dikë.

  1. Filloni duke e dashur veten

Nëse nuk jeni në gjendje ta doni veten, nuk jeni në gjendje të doni dikë tjetër. Ju duhet të shikoni, para së gjithash veten, sepse aty lindin problemet më të mëdha në jetë.

  1. Tregojini asaj që e doni

Tregojini se e doni atë! Ti e dashuron atë. Edhe pse disa meshkuj mendojnë se veprat kanë më shumë rëndësi, sërish duhet të mundoheni t’ia shprehni dashurinë, pasi do jetë më e sigurt.

  1. Mos jetoni me të kaluarën

Kurrë mos u ndalni në të kaluarën dhe të gjykoni këtë femër që e doni aktualisht. Jeta nuk na trajton gjithmonë mirë. Nëse nuk e mbyllni të kaluarën nuk mund të nisni një të ardhme me dikë që e doni.

  1. Kushtojini vëmendje asaj

Femrat kanë nevojë për vëmendje gjatë gjithë kohës. Duhet ta kuptoni këtë. Meshkujt e humbasin veten dhe harrojnë t’i kushtojnë asaj vëmendjen e duhur.

  1. Dashurojeni për atë që është

Dashuria juaj nuk është e kushtëzuar, nuk bazohet në ndonjë cilësi të veçantë. Ti e dashuron atë, për atë që është dhe mos u përpiqni ta ndryshoni.  Ajo duhet të dijë që thjesht e doni atë, pavarësisht çdo gjëje.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top