FB

July 2, 2021 | 9:05

Gjërat që na falin lumturi, nga viti 1969 deri më sot

Çfarë është në të vërtetë lumturia? Një gotë verë me miqtë, një puthje për t’i thënë natën e mirë një fëmije, përqafimi i nënës, një shëtitje në mes të natyrës, një udhëtim, mbase dhe shumë gjëra të tjera. E vërteta është se pa marrë parasysh se ku shkoni duke e kërkuar dhe gjetur atë, lumturia është diçka që na duhet. Porti ynë i sigurt, drita në fund të tunelit, qëllimi që duhet të arrihet në këtë jetë të përditshme të mbushur me kaos dhe çrregullim.

Dhe ka nga ata që na ndihmojnë ta bëjmë atë, siç mund të jenë trajnerët e jetës, kurset motivuese dhe ndikuesve që promovojnë. Psikologjia e mirëqenies është një trend i vërtetë që na ka përfshirë në mënyrë të pashmangshme. Megjithatë lumturia nuk mund të kufizohet në të qenit një trend.

Më 1969, kur askush nuk fliste për lumturinë, shkencëtari Norman Bradburn botoi Struktura e Mirëqenies Psikologjike, një tekst revolucionar në atë kohë dhe një emblemë themelore e asaj që ne sot e njohim si psikologji pozitive. Ky tekst u rikthye dhe ajo që u zbulua është se gjërat që na bënë të lumtur në 1969 janë të njëjtat me ato që na bëjnë të lumtur edhe sot. Le ta zbulojmë së bashku!

Qëndrimi me njerëz të lumtur na bën të lumtur

Sipas të dhënave të mbledhura nga Norman Bradburn për banorët e një periferie të Uashingtonit dhe rrethinat e saj, sa më shumë njerëz të ishin në kontakt me individë të lumtur, aq më të lumtur ndiheshin. Kjo demonstron faktin se sa më shumë të rrethohemi me njerëz pozitivë, aq më shumë do të përfitojë mirëqenia jonë psikologjike.

Lumturia ndikohet nga cilësia e jetës shoqërore

Të dhënat e mbledhura nga Bradburn konfirmojnë se cilësia e jetës shoqërore ndikon në mënyrë të pashmangshme në nivelet e lumturisë. Studimi i tij zbuloi se sa më shumë kohë të kalonin njerëzit me miqtë dhe familjen ose të bënin miq të rinj, aq më të lumtur ishin.

Lumturia dhe kurioziteti janë të lidhura

Në fjalimin e famshëm në Universitetin e Stanfordit, Steve Jobs shqiptoi një nga frazat më ikonike. Të jesh kurioz, të jesh i çmendur është bërë një mantra dhe një dëshirë për veten dhe njerëzit që duam, sepse të qenit i uritur është çelësi i gjithçkaje. Bradburn kishte punuar mbi këtë, edhe para këtij fjalimi. Sipas studimit të tij, sa më shumë njerëz të jenë të prirur për njohuri, zbulim dhe kuriozitet, aq më të lumtur janë ata.

Paraja nuk blen lumturi

Qysh në vitin 1969 Bradburn e dinte që paratë nuk sjellin lumturi. Në fakt, nga studimet e tij doli që përveç rasteve të vështirësive serioze financiare, të ardhurat kanë një ndikim shumë minimal në mirëqenien e njerëzve.

Edukimi rrit lumturinë

Sipas Bradburn, njerëzit e shkolluar janë më të lumtur se të tjerët. Arsyeja qëndron në një vetëdije më të madhe për gjërat, në faktin se studimi rrit njohuritë, por edhe mundësitë për të ardhmen.

Lumturia shkon krah për krah me emocione të tjera

Bradburn tashmë e dinte se nuk ka lumturi pa dhimbje apo emocione negative. Dhe ky është mbase mësimi i tij më i madh dhe aktual që duhet ta bëjmë tonin. Në fakt, ne kemi aq frikë nga vuajtjet dhe duam të jemi shumë të lumtur, saqë harrojmë se emocionet duhet të kalohen dhe të ndjehen të gjitha, në të mirë ose në të keq. Zhvillimi i një qëndrimi proaktiv dhe optimist është mirë, për sa kohë që kurrë nuk i injoroni, fshehni ose shtypni emocionet negative.

 

 

Burimi / https://dilei.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top