Marrëdhënie

April 24, 2018 | 12:04

Gjërat që ndikojnë negativisht në krijimin e një marrëdhënieje

Sipas terapistes së çifteve, Laura Berman njerëzit lëndojnë veten e tyre duke menduar : “E meritoj vuajtjen”.

Pakënaqësitë që njeriu ka ndaj vetes i pasqyron me mendime, të cilat e largojnë nga mundësia për të gjetur dashurinë, ose për t’i dhënë mundësi vetes për të përjetuar diçka të bukur me dikë.

Ja ç’mendime duhet të largoni  sa më shpejt, që t’i jepni mundësi vetes për t’u dashuruar:

  1. Mendoni vetëm anën negative të gjërave

Keni dëgjuar ndonjëherë për ligjin e tërheqjes? Faktikisht, nëse mendoni për mënyrën e shëmtuar si ju përfundoi një histori dashurie, do largoni edhe rastet e tjera që po ju vijnë. Energjia negative e mendjes sonë krijon impakt edhe me trupin, gjë që çon në pengesën e tërheqjes magnetike me dikë tjetër. 

  1. Bëni gjëra të njëjta dhe prisni rezultate të ndryshme

Duhet të shkoni në vendet e duhura ku mund të mendoni se mund të gjeni dikë, duke pasur të qartë për çfarë po kërkoni. E rëndësishme është të lëvizni nga monotonia.

  1. Keni ngecur te e kaluara

Ekspertët gjithmonë kanë sugjeruar që duhet të  shkëputeni përgjithmonë nga e kaluara nëse doni të ecni përpara në jetën tuaj. Nëse ende flirtoni me ish-partnerin tuaj, kjo do ju pengojë të gjeni dikë tjetër. Ka ardhur koha të vendosni të harroni të kaluarën!

  1. Nuk po tregoheni vetvetja

Kur niseni për të krijuar diçka të re, dëshironi të dukeni sa më perfekt. Kjo lloj sjelljeje është e gabuar, sepse i largon njerëzit nga ju. Duke fshehur dëshirat tuaja të vërteta dhe duke mos treguar karakterin tuaj, do humbisni mundësinë për të gjetur dashurinë.

  1. Mendoni se jeni tepër të stresuar dhe ambiciozë për të krijuar një lidhje

Një nga gjërat më të bukura është kur arrin të balancosh, jetën profesionale me atë personale. Nëse gjatë bisedës, flisni vetëm për  punën, kjo do largojë personin që po frekuentoni. Romanca me dikë duhet të jetë po aq e rëndësishme sa puna juaj.

Burimi / www.intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top