Studim

April 24, 2018 | 12:16

Studim / Mikrobet ndikojnë në shëndetin mendor

Nëse diçka që na përcakton si qenie njerëzore është pikërisht mendja, mendimet dhe emocionet.

Megjithatë, një koncept i ri kontrovers pohon se ekzistenca e baktereve në zorrë, janë një dorë e padukshme që ndryshon trurin tonë. Shkenca po tregon sesi mikrobet që jetojnë tek të gjithë ne, ndikojnë shëndetin tonë fizik. Por, madje edhe sëmundjet, duke përfshirë depresionin, autizmin dhe sëmundjet neurodegjenerative po lidhen me këto krijesa të vogla.

Prej shekujsh e dimë se mënyra sesi ndihemi ndikon në zorrën tonë, vetëm mendoni se çfarë ndodh para një provimi ose një interviste për punë, por tani është duke u parë si një rrugë me dy kalime.

Grupet e studiuesve besojnë se ata janë në prag të një revolucioni që përdor “mikrobet e humorit” ose “psychobiotics” për të përmirësuar shëndetin mendor. Studimi që “ndezi” gjithë konceptin u zhvillua në Universitetin Kyushu në Japoni.

Hulumtuesit treguan se minjtë, të cilëve u mungonin mikroorganizmat që shkaktojnë sëmundje, kishin dyfishin e sasisë së hormoneve të stresit kur ishin në gjendje të keqe se minjtë normalë. Kafshët ishin identike me përjashtim të mikrobeve të tyre. Pikërisht ky ishte një pohim i fortë se ndryshimi ishte rezultat i mikroorganizmave të tyre.

“Të gjithë kthehemi në atë letër të parë të neuroshkencëtarëve, që marrin parasysh mikrobet”, tha Dr. Jane Foster, një neuropsikiatër në Universitetin McMaster në Kanada.

“Kjo me të vërtetë ishte diçka e madhe për të gjithë ne që po studionim depresionin dhe ankthin”.

Kjo ishte hipoteza e parë e mjekësisë mikrobiale në shëndetin mendor.

Burimi / http://www.gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top