Marrëdhënie

August 4, 2018 | 10:02

Gjërat që nuk duhet t’i toleroni në një marrëdhënie

Është e qartë që disa gjëra nuk duhen toleruar në një marrëdhënie dhe këtu nuk flasim vetëm për fyerjet, por edhe për veprimet, të cilat shpesh ne përpiqemi që t’i justifikojmë, por që në fakt tregojnë se marrëdhënia është e dhunshme.

Më poshtë do të gjeni disa prej veprimeve dhe sjelljeve, të cilat nuk duhet t’i toleroni kurrsesi në marrëdhënien tuaj.

Debatet. Është e vërtetë që jo gjithçka do të shkojë në mënyrë perfekte për çdo çift, por nëse ju grindeni, apo debatoni çdo ditë, atëherë kjo është një shenjë që diçka nuk po shkon siç duhet në marrëdhënien tuaj.

Mungesën e sinqeritetit. Nëse të gënjen një herë, dije se do ta bëjë përherë. Mungesa e sinqeritetit është një nga gjërat që nuk duhet toleruar në mënyrë absolute, sepse një gjë e tillë vetëm i dëmton marrëdhëniet.

Gënjeshtrat. Nëse zbulon se partneri/ja të ka gënjyer një herë, dy herë, tri herë, apo më tepër, atëherë dije se ka ardhur momenti që ta mendosh nëse do të jetosh në një botë me gënjeshtra apo pa gënjeshtra. Gënjeshtrat nuk janë të mira, sepse sjellin mungesë besimi dhe pasiguri, të cilat e dëmtojnë çdo ditë e më tepër marrëdhënien tuaj.

Fyerjet. Siç e theksuam edhe në krye të këtij materiali, nuk duhet kurrsesi t’i toleroni fyerjet në marrëdhënien tuaj. Nëse partneri/ja ju fyen kur është me nerva gjatë një debati, atëherë duhet ta mendosh një diskutim me të, apo dhe dhënien fund të marrëdhënies suaj, sepse fyerjet janë një mungesë respekti që nuk duhet toleruar.

Dhunën. T’i japësh fund një marrëdhënie të dhunshme mund të jetë e vështirë, por jo e pamundur. Nëse partneri të dhunon, është e rëndësishme të kuptosh se ti vlen shumë dhe nuk duhet ta tolerosh asnjë formë të dhunës, as atë fizike dhe as atë psikologjike, pasi ti nuk meriton një marrëdhënie të tillë.

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top