Këshilla & Arsye

June 30, 2018 | 10:39

Gjërat që nuk duhet t’ia thoni një femre shtatzënë…

Shtatzënia thuhet se është periudha më e bukur e jetës së një femre. Personat që bëjnë pjesë në jetën e saj, duhet të kenë parasysh se gjendja shpirtërore e tyre është e ndjeshme, prandaj nuk duhet t’i thoni disa gjëra.

1-Mendoj se ndihem shtatzënë edhe unë

Deri në momentin që ju nuk e keni konfirmuar, nuk është mirë të flisni para kohe.

2-Dukesh shumë e shëndoshë

Ndoshta ajo e di këtë gjë, por nuk është e nevojshme ta dëgjojë nga të tjerët. Është e njëjta ndjesi, kur dikush komenton peshën tonë.

3-Nuk duhet ta bësh këtë veprim

Të bërit ushtrime për të mbajtur trupin e shëndoshë. Femrat shtatzëna nuk janë të sëmura, ato duhet të vazhdojnë aktivitetin e tyre, me pak kujdes, por jo ta ndalojnë atë.

4-Shijo muajt e fundit të lirisë

Të pasurit një fëmijë është diçka e mrekullueshme. Nënat e ardhshme nuk duhet të dëgjojnë këtë fjali dramatike, sikur jeta e tyre po merr fund. Negativiteti do ndikojë në shtatzëninë e saj.

5-Ndoshta nuk duhet të hash këtë

Dihet që ato dëshirojnë të hanë gjithçka, pasi e shijojnë në maksimum. Nëse e kanë vendosur ta konsumojnë, mos i ndaloni!

6-Po nëse fëmija…

Femrat shtatzëna nuk kanë dëshirë që të tjerët të hamendësojnë se si do jetë fëmija i tyre. Ato nuk kanë nevojë për askënd të parashikojë.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top