Kur një grua është bërë nënë për herë të parë, gjendja e saj fizike dhe emocionale është shumë delikate. Çrregullimet hormonale e bëjnë t’i përjetojë gjërat shumë dhe për këtë arsye edhe të ndikohet nga fjalët negative që i thonë.
Prandaj kujdes mos i përdorni asnjëherë këto 8 fraza me një nënë të re:
Me siguri fëmija yt qan shumë.
Kjo do ta trembte një nënë të re dhe do t’ia bënte edhe më të vështirë përshtatjen me jetën e saj të re.
Gjërat do të bëhen më të vështira me kalimin e kohës.
Kjo fjali është tërësisht dekurajuese. Në momentet e para nënat kanë nevojë për fjalë që t’i inkurajojnë, jo për fjalë negative.
Vërtet vajzë/djalë doje?
Ndoshta nëna më parë mund të ketë dëshiruar fëmijën e gjinisë tjetër, por kjo nuk duhet t’i përmendet sepse pasi ka lindur, gjinia nuk ka rëndësi.
Do kthehesh shpejt në punë?
Ky është një vendim që i takon nënës ta marrë, nisur nga gjendja e saj fizike, ekonomike, emocionale etj. Mos i ushtroni presion.
Je gati për fëmijë tjetër?
Kjo pyetje është e pavend për dikë që sapo është bërë nënë.
Nuk të ngjan fare!
Diçka e tillë mund ta mërzisë një nënë të re. Sepse çdokush dëshiron që t’i ngjajë fëmija.
Duhet ta ushqesh patjetër me gji!
Ka disa nëna që e kanë të pamundur ta ushqejnë me gji fëmijën. Nuk ju përket ju kjo temë.
Sa shumë je shëndoshur/dobësuar!
Mos komentoni paraqitjen fizike të një nëne, sepse ndryshimet e trupit gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes janë normale.
Burimi / https://www.pernenat.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.