FB

November 30, 2024 | 7:07

Gjërat që nuk duhet t’ia thoni një personi që vuan nga depresioni

Depresioni është një sëmundje e cila vetëm në Amerikë prek mbi 15 milionë të rritur. Kjo sëmundje shpeshherë ndërvepron edhe me faktorë tjerë, siç është stresi, faktorët kulturor e socio-ekonomik, abuzimi, traumat, etj.

Por, në mënyrë që t’i ndihmoni personat që vuajnë nga depresioni, është e rëndësishme t’i shmangni disa komente në drejtim të tyre. Më poshtë keni dy gjëra të cilat nuk duhet t’ua thoni asnjëherë personave që vuajnë nga depresioni.

“Pse nuk bëhesh i/e lumtur?”

Depresioni e nxitë mendjen tuaj që të përqendrohet në negativitet dhe pikëllim. Nuk ka ndonjë shërim të shpejtë dhe nuk është gjë e mirë t’u thoni personave që vuajnë nga kjo sëmundje të përqendrohen vetëm në lumturi sepse e kanë të vështirë apo të pamundur.

“Mos përdor terapi apo ilaçe”

Personat me depresion shpeshherë janë të tmerruar të kërkojnë ndihmën për shkak të stigmës së sëmundjeve mendore dhe perceptimit të mungesës së vetëkontrollit. Është e rëndësishme që personave të tillë t’u vini në ndihmë duke i inkurajuar të marrin ndihmën e duhur, qoftë kjo edhe përmes terapive apo ilaçeve.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top