FB

March 5, 2024 | 6:14

Gjërat që të rinjtë nuk duhet t’i bëjnë, nëse duan të jenë të suksesshëm

Të rinjtë e suksesshëm nuk janë si miqtë e tyre. Miqtë e tyre jetojnë jetë të ndryshme dhe në njëfarë mënyre e gjejnë veten çdo vit të ri duke përsëritur të njëjtat fjalë “Ky vit do të jetë ndryshe”.

Ata të suksesshmit nga ana tjetër shpenzojnë shumë më pak kohë duke folur dhe më shumë kohë duke vepruar.

Ata nuk janë aq të shqetësuar me perceptimin e të qenit të suksesshëm, aq sa shqetësohen për të patur kohë të mjaftueshme që të bëjnë ata që duhet bërë.

Nëse dëshironi të jeni të rinj të suksesshëm atëherë nuk duhet t’i bëni këto gjëra.

Nuk rrini gjithë ditën në telefon

Të rinjtë e suksesshëm nuk janë të arritshëm në çdo orar të ditës. Ata e dinë fare mirë se telefoni është një mjet që të shpërqendron dhe përpiqen ta kalojnë kohën e tyre larg tij. Të rinjtë e suksesshëm e kontrollojnë telefonin e tyre vetëm sipas nevojës.

Nuk bëheni pjesë e më shumë se 1 eventi spontan në javë

Njerëzit që janë drejt rrugës së suksesit kanë një ritëm në jetën e tyre. Ata janë të vetëdijshëm sa me vlerë është koha dhe nëse dikush i fton ata për të shkuar diku ata vlerësojnë këtë gjë dhe vendosin nëse duhet të shkojnë apo jo. Ndërkohë që të rinjtë e pasuksesshëm bëjnë të kundërtën, ata e lënë jetën t’u tregojë se ku të shkojnë.

Nuk ndiqni atë që duket e suksesshme por atë ku ju jeni të mirë

Të rinjtë që arrijnë të kenë sukses herët kanë tendencë të ecin në rrahjen e daulles së tyre.

Si rezultat, ata bëhen mjeshtra për të thënë “Jo” edhe kur paraqiten mundësi fitimprurëse, thonë “Jo”, sepse nuk përputhen me atë që ata e dinë se janë më të mirë ose me atë ku ata dëshirojnë të shkojnë.

Të rinjtë e pasuksesshëm tentojnë të ndjekin atë që duket si rruga më e shpejtë për sukses. Ata shpejt heqin dorë nga planet e tyre origjinale për të ndjekur dikë tjetër, me shpresën e arritjes së rezultatit të dëshiruar, më shpejtë.

Nuk shoqëroheni me njerëz që nuk kanë influencë të mirë

Të rinjtë e suksesshëm e dinë që janë pasqyrim i 5 njerëzve me të cilët kalojnë më shumë kohën, kështu nëse miqtë e tyre nuk janë një ndikim pozitiv ata gjejnë miq të rinj. Nëse miqtë e tyre i shpërqendrojnë nga qëllimet e tyre ata rrinë më pak me ta. Të rinjtë e pasuksesshëm nuk e bëjnë këtë, ata rrinë me këdo që iu del përpara mjafton te kenë shoqëri.

Nuk shqetësoheni aq për përfundimin sa shqetësoheni për procesin

Gjithkush mund të thotë “Do të jem i pasur një ditë”. Megjithatë të rinjtë e suksesshëm e thonë këtë gjë rrallë pasi ata kujdesen shumë më tepër për procesin, udhëtimin se sa për përfundimin dhe kjo mënyrë është pikërisht ajo që i sjell ata më pranë rezultatit final.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top