Përshtypja e parë kur takoni dikë është shumë e rëndësishme. Është pikërisht ajo që vendos për vazhdimësinë e gjërave, prandaj duhet t’i kushtoni rëndësi të veçantë.
Por çfarë shikon një vajzë te një djalë që e takon për herë të parë?
Normalisht varet nga preferencat e gjithsecilës, pasi disa vajza pëlqejnë meshkujt brunë disa ata bjond, disa i pëlqejnë elegantë e disa të mbushur, por ka disa gjëra për të cilat shumica e vajzave bien dakord. Janë pikërisht ato që iu bëjnë më shumë përshtypje në takimin e parë.
Disa prej gjërave që një vajzë shikon te një mashkull kur e takon për herë të parë janë:
Sytë
Sytë janë kontakti i parë me dikë dhe janë ata që përçojnë çdo lloj ndjesie, jo më kot janë quajtur pasqyra e shpirtit. Thuhet që duhet të biesh në dashuri me sytë, pasi ata nuk ndryshojnë kurrë.
Buzëqeshja
Kur një mashkull ka një buzëqeshje të bukur mund ta bëjë çdo vajzë të harrojë gjithçka dhe të përqendrohet te buzëqeshja e tij. Prandaj çuna buzëqeshni sa më shumë në takimin e parë!
Gjatësia
Është shumë e rëndësishme për një vajzë që mashkulli të jetë më i gjatë se ajo, pasi vajzat gjithmonë kërkojnë të ndihen të mbrojtura dhe një djalë më i gjatë ua ofron këtë siguri.
Muskujt dhe shpatullat
Muskujt dhe shpatullat janë një plus i madh për meshkujt dhe bien direkt në sy. Kush është ajo vajzë që nuk e pëlqen një mashkull me muskuj dhe shpatulla të gjera?
Mjekra
Besojeni ose jo mjekra është bërë shumë e rëndësishme kohët e fundit. Mjekra e kuruar është kthyer në trend dhe vajzave iu pëlqen kjo gjë te një mashkull.
Sensi i humorit
Sensi i humorit është ai që thyen akullin në takimin e parë. Një mashkull me sens humori e bën një vajzë të ndihet më e lirshme dhe më e sigurt në bisedë.
Vetëbesimi
Vetëbesimi luan një rol të madh për të fituar zemrën e një vajze. Vajzat i adhurojnë meshkujt me vetëbesim, por gjithmonë pa e tepruar.
Burimi / http://www.intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.