Përshtypja e parë është e rëndësishme: ka shumë gjëra që mund të vihen re gjatë pesë minutave të para të takimit.
Çfarë mendojnë djemtë në pesë minutat e para
Përshtypja e parë është e rëndësishme: ka shumë gjëra që djemtë mund të vënë re gjatë pesë minutave të para të takimit të parë. Ndonjëherë vajzat mendojnë se ne vënë re vetëm pamjen fizike, sidomos gjoksin dhe fundshpinëm, por kjo nuk ndodh në të vërtetë. Djemtë në 5 minutat e para na shohin, jo vetëm nga jashtë, por edhe disa gjëra në veçanti. Këtu janë ato:
Djemtë shikojnë në buzëqeshjen tonë
Mënyra se si buzëqeshim flet shumë për personin që jemi dhe prandaj është ndër gjërat e para me të cilën godasim një djalë, pasi transmeton ndjesi, pozitive ose negative. Shpesh nuk është aq e vështirë të perceptohet nëse është një buzëqeshje e sinqertë apo jo. Nëse përpiqemi me çdo kusht që ta kënaqim atë, duke qeshur me zë të lartë me shakatë e tij, kjo mund të jetë kundërproduktive dhe ai do ta vërë re. Po kështu, duhet të përpiqemi të mos e tregojmë veten shumë serioze, megjithatë, shkurtimisht, duhet të përpiqemi të jemi të ekuilibruar, natyral dhe jo shumë të ngurtë.
Djemtë u kushtojnë vëmendje fjalëve
Ne përpiqemi të jemi sa më spontan që është e mundur : nëse nuk kuptojmë asgjë rreth futbollit dhe ai flet për këtë temë, le të përpiqemi të marrim pjesë, por pa pretenduar të jemi tifozë të thekur! Djemtë, nëpërmjet fjalëve tona , do të kuptojnë nëse jemi në rregull, nëse jemi të sëmurë, nëse jemi të qetë ose jemi të mërzitur, nëse dëshirojmë të ikim apo të qëndrojmë me to përgjithmonë. Natyrshmëria, në këtë rast, gjithmonë fiton.
Djemtë e venë re se si vishesh
Stili ynë është ndoshta një nga gjërat e para, që do të çojë atë për të bërë një gjykim, për mirë apo për keq, për personalitetin tonë. Nuk është e vërtetë , se meshkujt nuk i kushtojnë rëndësi pamjes, ata vështrojnë nga koka deri tek këmbët. Kjo është arsyeja pse gjithmonë është më mirë të visheni me gjëra që ju bëjnë të ndiheni rehat.
Çfarë zgjidhni për të pirë?
Përsëri në këtë rast, çfarë zgjedhni për të pirë mund të japë të dhëna, të sakta apo jo, për karakterin tonë: Portokall? Koktej? E nxehtë? Pija jonë e preferuar, që do të kishim porositur edhe nëse do të ishim vetëm, është padyshim zgjidhja më e mirë: kështu që do të fillojë të na njohë vërtet.
Ji vetvetja , gjithmonë, dhe kjo do të të shpërblejë!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.