Pika referimi

November 30, 2017 | 10:12

Përse një heteroseksual vlerësohet në shoqërinë tonë?

1

Përse reputacioni i një heteroseksuali vlerësohet në shoqërinë shqiptare?

• Shoqëria shqiptare është tradicionale, e bazuar në norma dhe vlera kulturore tradicionale dhe ndryshimet në shoqërinë tradicionale ndodhin shumë ngadalë. Kjo gjë nënkupton se edhe përqasja e publikut kundrejt diferencës kërkon një periudhë të gjatë përshtatjeje.

Dorina Hoxha, publiciste

Dorina Hoxha, publiciste

• Përbën një “normalitet” në kuptimin që, nuk del jashtë natyrës njerëzore dhe komuniteti LGBTI konsiderohen si “ATA” që devijojnë nga ky “normalitet”.

• Publiku e përgjithëson dhe stigmatizon komunitetin LGBTI mbi bazën e disa ‘prototipave’ problematikë, të paedukuar, të rëndomtë, vulgarë, pa arsim, etj. Dhe mbi bazën e këtyre ‘prototipave’ ngre një imazh dhe përfytyrim për të gjithë pjesëtarët e komunitetit LGBTI duke i identifikuar si të tillë.

• Homoseksualiteti shihet si një sëmundje mendore apo çrregullim psikik.

• Homoseksualiteti në shoqërinë shqiptare konsiderohet TABÙ.

• Homoseksualiteti përbën një imoralitet ose në raste specifike edhe amoralitet.

• Përqaset drejt moralit heteronom, kurse homoseksualët më së shumti përqasen drejt një morali autonom.

• Përputhet me doktrinat fetare, myslimane, katolike, ortodokse, bektashiane. Meqenëse feja islame është shumë e përhapur në Shqipëri dhe zë përqindjen më të lartë të popullsisë, rrjedhimisht reputacioni i një heteroseksuali do të vlerësohet më shumë nga pjesa më e madhe e popullsisë, sepse shkon kah rregullave islame në rastin e fesë islame.

• Cilësohet si një reputacion, i cili përcjell më shumë vlera morale në shoqëri, d.m.th është një shembull për shoqërinë.

• Figura mashkullore në shoqërinë shqiptare është ‘mitizuar’ me figurën e Skënderbeut, të cilin historia e paraqet si një mashkull muskuloz, me shpatulla të gjëra, zë i trashë, me mjekër të madhe, shumë të fortë fizikisht; tipare, të cilat përcaktojnë qartë rolin dhe identitetin gjinor. Shoqëria shqiptare aktivitetin seksual e lidh më qëllimin natyror të riprodhimit të jetës njerëzore. Ky është një nga faktorët që e bën reputacionin e një heteroseksuali më të vlerësuar, krahasuar me reputacionin e një homoseksuali.

• Reputacioni i një heteroseksuali në shoqërinë shqiptare vlerësohet i “mirë” dhe reputacioni i një homoseksuali si një reputacion i “keq”.

• Veprimet e individit nuk bien në kontradiktë me njëratjetrën dhe gjejnë përputhshmëri apo ngjashmëri me objektivat e qëllimet e opinionit publik ose me shoqërinë.

• Ai është më i favorizuar ekonomikisht, e nëse je më i favorizuar ekonomikisht, mundësitë për të krijuar një imazh apo opinion pozitiv janë më të mëdha.

• Ndryshe ndodh me komunitetin LGBTI, që has vështirësi në gjetjen e një vendi pune për shkak se diskriminohen për orientimin seksual dhe identitetin gjinor, pasoja e së cilës ndikon në mirëqenien socioekonomike të këtij komuniteti, gjë që i diferencon nga pjesa tjetër e shoqërisë.

• Transgjinorët e deklaruar publikisht janë më të diskriminuarit nga familja, shoqëria, pa të ardhura ekonomike, çka i detyron të bëjnë shpeshherë një jetë të shthurur dhe endacake. Reputacioni i tyre sipas shoqërisë shqiptare bie ndesh me vlerat morale dhe normat kulturore që shoqëria i paracakton që me ndarjen e roleve gjinore dhe që i kultivon si të “natyrshme” dhe më dinjitoze, dinjitet të cilin shoqëria e sheh të pasqyruar në personalitetin, karakterin, aftësitë profesionale, mirëqenien sociale, kulturore, etike.

Në momentin që ndonjëra mungon apo devijon, shoqëria e reflekton si mungesë dinjiteti njerëzor, shpeshherë pa marrë parasysh faktorët që kanë ndikuar. E në këtë mënyrë humb edhe respekti reciprok dhe përqasja e një komunikimi. E rrjedhimisht feedback-u që kanë marrë dhe vijojnë të marrin këta transgjinorë nga shoqëria shqiptare është pak a shumë i tillë. Përkundër rasteve transgjinore në Shqipëri, në vendet e tjera më të zhvilluara edhe ekonomikisht, transgjinorët gëzojnë të drejta të barabarta dhe një reputacion pozitiv. Çka nënkupton se dinjiteti i tyre nuk ishte cenuar aspak për shkak të identitetit gjinor. Në vlerësimin e një reputacioni mjaft ndikim kanë edhe faktorët favorizues jo vetëm ekonomike, por edhe kulturore dhe sociale.

Botuar në revistën Psikologjia, nr.119

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top