FB

February 8, 2023 | 7:45

Gjeste të vogla për të shprehur mirënjohjen, por me një efekt të madh pozitiv

Shprehja e mirënjohjes mund të jetë e vështirë kur kemi të bëjmë me vetminë ose me një marrëdhënie toksike, punë ose probleme shëndetësore.

Megjithatë, kur ndihesh i dërrmuar ose i mbytur nga mendimet negative, ka disa gjëra që mund të bësh për t’u ndier më mirë.

Pse është e vështirë të tregosh mirënjohje?

Disa e gjejnë më të lehtë mirënjohjen, kurse të tjerë e kanë zakon të përqendrohen te negativët. Një nga arsyet është se truri ynë është i predispozuar për zgjidhjen e problemeve dhe si i tillë drejton vëmendjen në anën negative të një situate të caktuar.

Pse të jesh mirënjohës?

Të ndihemi mirënjohës ka fuqinë të ndryshojmë pikëpamjen tonë dhe të mos ndihemi të dëshpëruar, ziliqarë, të zemëruar ose me keqardhje për veten, në një gjendje shpirtërore më të lumtur.

Veç kësaj, bindjet dhe ndjenjat negative kufizojnë imagjinatën dhe aftësinë për të përballuar e për të zgjidhur problemet.

Duke renditur gjërat për të cilat je mirënjohës

Ne rekomandojmë që t’i shkruani ato çdo ditë, veçanërisht nëse jeni në një situatë të dëshpëruar. Mund të fillosh me faktin që mund të shkruash e të lexosh. Shto gjëra të vogla, si: të duash kafshën, të përshëndetësh një koleg, të dëgjosh këngën tënde të preferuar në radio ose të përfundosh një detyrë parësore. Pas disa ditësh, do të filloni të kërkoni gjëra për t’i shtuar listës suaj dhe do të zbuloni se humori juaj përmirësohet ndjeshëm, shumë më shpejt sesa marrja e një antidepresanti.

Lexoje listën tënde tek dikush

Të ndash ndjenjat e mirënjohjes e dyfishon efektin.

Merr kohë për veten

Qetësohu dhe kushtoji vëmendje momentit të tanishëm, duke ndjerë frymëmarrjen dhe trupin. Ndihu mirënjohës për gjallërinë në trupin tënd.

Trego mirënjohje çdo ditë

Të thuash me zë të lartë ka më shumë fuqi. Në mëngjes dhe në mbrëmje, recitoni lutje falënderimi ose thjesht thoni “Faleminderit”

Falendero të tjerët gjatë gjithë ditës për ndihmën e tyre, veçanërisht njerëzit që normalisht nuk i falënderon. Kjo është një njohje se ti varesh nga shumë njerëz për të mbijetuar dhe e njeh ekzistencën tënde të ndërvarur.

Bëj komplimente më shpesh

Në këtë mënyrë do t’u bësh të ditur të tjerëve se i vlerëson përpjekjet e tyre.

Mendo për njerëzit që vlerëson

Kur i përfytyron me ndjenja pozitive, zemra të jep mirënjohje

Bëj vepra të vogla të mira

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top