Dëshmi

April 9, 2021 | 8:14

Gjesti human i infermierëve brazilianë, simbol dashurie dhe shprese për jetën

Një gjest human që reflekton shumë mbi nevojën, gatishmërinë, përuljen dhe dashurinë që na nevojitet në kohërat e “kolerës”  Covid-19. Disa infermierë brazilianë patën një ide gjeniale për t’i dhënë mbështetje pacientëve të izoluar në repart për shkak të Covid-19.

Dy doreza njëpërdorimshme të mbushura me ujë të nxehtë dhe të lidhura, për të simuluar një kontakt të pamundur njerëzor për shkak të izolimit në struktura. Ideja i paraprin pandemisë, por është përhapur gjerësisht me ndalimin e të qenit pranë pacientëve të sëmurë rëndë me Covid.

1

“E bëra këtë dorezë me ujë të nxehtë, – shkroi infermierja braziliane Lidiane Melo në Facebook, – për të përmirësuar perfuzionin e pacientëve të mi dhe për të parë më mirë saturimin e tyre: shpresoj gjithashtu që pacienti të ketë ndjenjën se dikush po e mban për dore”.

 

Foto: Enfermagem MUDOU MINHA VIDA/Lidiane Melo/Facebook

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top