Një pyetje e rëndësishme që duhet t’i bëjmë vetes është: “sa është mjaftueshëm?” A kemi vërtet nevojë për më shumë para, më shumë vetura, më shumë rroba, më shumë argëtim, më shumë alkool apo drogë? A po e mbushim jetën tonë me një bollëk të “gjërave” në mënyrë që të ndihemi më të sigurt, më të suksesshëm dhe më të pranuar nga të tjerët? A po e mbushim jetën tonë me aktivitete për ta mbajtur veten të zënë dhe për të shmangur bërjen e pyetjeve më të thella ekzistenciale që mund të na bëjnë të përballemi me problemet tona më të thella? E rëndësishmja, a është koha, sidomos pas krizës së vitit të kaluar, të thjeshtojmë qasjen tonë ndaj jetës në mënyrë që të përqendrohemi në jetesën me më shumë kuptim?
Kostot, të synuara dhe të paqëllimshme, të gjuetisë për më shumë janë marramendëse. Ne i injorojmë marrëdhëniet tona dhe shëndetin tonë, si dhe harrojmë kuptimin e vërtetë në jetë kur jemi kaq të përqendruar në kërkimin e “më shumë”. Shumë filozofë të mëdhenj na kanë paralajmëruar se gjithçka që është e tepërt është në kundërshtim me natyrën tonë.
Filozofi Antisthenes, i cili ishte një dishepull i Sokratit, na këshilloi të reduktonim gjërat që zotërojmë në gjërat e domosdoshme, në mënyrë që shpirtrat tanë të liheshin të lirë. Përqendrimi në nevojat na mundëson që të krijojmë hapësirën emocionale për t’u përqendruar në njohjen më të mirë të vetvetes dhe duke vepruar kështu, të pajisemi më mirë për të jetuar jetë më të thjeshtë dhe më kuptimplotë. Pra, cilat hapa mund të ndërmarrim për të filluar të thjeshtojmë jetën tonë?
Hapi i parë: Reflektimi
Reflektoni mbi ndryshimet midis nevojave, dëshirave dhe luksit.
Hapi i dytë: Kategorizoni
Tjetra, ne mund t’i zbatojmë këto tre kategori në aspekte të ndryshme të jetës sonë, të tilla si “të mirat materiale” ose “koha” ose “qëllimet” ose “marrëdhëniet”. Për shembull, përsa i përket të mirave materiale, ne mund ta pyesim veten se cilat janë gjërat e nevojshme për të jetuar një jetë të thjeshtë, kuptimplotë; cilat gjëra janë bukur t’i kesh dhe cilat gjëra janë ekstravagante dhe ndoshta të panevojshme.
Në një shembull tjetër, ne mund ta pyesim veten se si dëshirojmë ta kalojmë kohën tonë në mënyrë që të bëjmë një jetë më kuptimplotë. Ndoshta kalimi i kohës me një mik të caktuar bie në kategorinë e nevojave sepse prania e këtij shoku na jep energji dhe ne mësojmë për veten dhe botën nga të qenit me ta…ose ne gjejmë kuptim për ta ndihmuar këtë person. Përndryshe kalimi i kohës me njerëz të caktuar mund të klasifikohet si një jo domosdoshmëri. Në një shembull tjetër, mbase kalimi i kohës duke gatuar vakte ushqyese ose duke mësuar një gjuhë ose aftësi të re janë domosdoshmëri për ne, por kalimi i kohës duke parë televizion nuk është.
Hapi i tretë: Zgjidhni dhe merrni masa
Reflektimi mbi qëllimin e secilit send ose aktiviteti në jetën tonë na ndihmon të fillojmë të përqendrohemi në atë që ne besojmë se është me të vërtetë e nevojshme për të jetuar një jetë më kuptimplotë. Nuk ka të bëjë me të qenit materialist ose të jesh totalisht anti-materialist. Bëhet fjalë për të qenë më të vetëdijshëm për rolin që luajnë gjërat, aktivitetet dhe njerëzit në jetën tonë. Pasi të kemi kuptuar se cilat janë nevojat tona, ne duhet të marrim masa për këto njohuri. Aftësia jonë për t’u thënë po gjërave dhe aktiviteteve kuptimplota dhe jo gjërave dhe aktiviteteve të panevojshme është një hap i vlefshëm në drejtimin e duhur.
Është më mirë të fillosh me gjërat e domosdoshme dhe pastaj të shtresosh çdo dëshirë apo luks shtesë, krahasuar me të fillosh anasjelltas – duke përqafuar shumë materializëm dhe aktivitete të zëna dhe pastaj të shpresosh që një ditë të gjesh kuptimin. Prandaj përqendrohuni së pari në nevojat e jetës: në shëndetin tuaj, në qëndrimin tuaj pozitiv dhe ndjenjën e shpresës, në familjet tuaja, te miqtë tuaj dhe në ndihmën e të tjerëve. Ky është sekreti për të jetuar një jetë vërtet kuptimplotë.
Burimi / https://www.psychologytoday.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.