Lifestyle

May 18, 2018 | 15:22

Gjithçka gati për dasmën mbretërore të Meghan dhe Harry (Foto)

Orët e fundit të përgatitjeve dhe provave të përgjithshme dhe pastaj në fund Meghan Markle do t’i thotë po princit Harry të Anglisë, në atë që cilësohet si dasma e shekullit.

Nëna e aktores amerikane ka fluturuar në Angli nga Los Anxhelos për të takuar princin Charles dhe Camilla, një çaj me Mbretëreshën Elisabetta dhe pastaj festa mund të fillojë. Markle do të qëndrojë në Cliveden House Hotel në orët e fundit si beqare, ndërsa Princi Harry do të jetë me vëllain e tij në Coworth Park.

Carlo shoqëron Meghanin në altar

Kensington Palace specifikon se ishte çifti që i kërkoi Carlo për të shoqëruar aktoren në altar dhe se Princi i Uellsit pranoi ‘i lumtur”. Carlo kështu mori përsipër të shoqërojë Meghan në vend të babait të saj, Thomas Markle, i cili hoqi dorë nga problemet shëndetësore.

Doria takoi Carlo dhe Camilla, pastaj Mbretëreshën

Nëna e Meghan Markles, Doria Ragland, 61 vjeç, u njoh me princin Charles dhe Camilla, si dhe Uilliam, Kate dhe tre fëmijët e tyre. Ajo kaloi një pasdite shumë të “gëzuar” me familjen mbretërore, sipas burimeve mbretërore.

Sidoqoftë, takimi më i pritur është ai me Mbretëreshën Elisabetta: të dyja do të pinë një çaj së bashku në Kështjellën Windsor dhe me to do të jenë edhe Harry dhe Meghan.

Meghan dhe Harry, orët e fundit si beqarë

Markle dhe nëna e saj, së bashku me një grup miqsh të saj më të afërt, stilistin dhe parukierin , do të kalojnë orët para dasmës së saj në Cliveden House Hotel. Harry, siç është tradita, do të përshëndesë gruan e tij të ardhshme dhe do të shkojë me Princin Uilliam në Coworth Park, një shtëpi fshati me pesë yje, dy hapa larg Windsor Castle, që mes të tjerash ka shërbyer si sfond për puthjen e parë publike me Meghan. 

wed wed1 wed2 wed3 wed4 wed5 wed6 wed7 wed8 wed9

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top