Egoizmi, narcisizmi dhe sadizmi kanë një anë të përbashkët të errët të personalitetit. Autorët e studimit flasin për Faktorin D, që manifestohet tek njerëzit në të gjithë tiparet me karakter negativ.
Pas analizimit të 2500 personave, kryesisht në tendencat e sjelljes dhe të marrjes së vendimeve, statistikat kanë vënë në dukje anët negative më të njohura të personalitetit: egoizmi, makiavelizmi, dizimpenjimi moral, narcisizmi, prepotenca, sadizmi, interesi personal i theksuar dhe veprimet për inat të tjetrit.
Studiuesit e universitetit të Copenhagen dhe atyre gjermanë kanë dalë në konkluzionin se të gjitha këto anë negative të personalitetit janë të gjitha shprehi të së njëjtës tendencë, shpjegon Ingo Zettler, përfitimi personal mbi të tjerët.
Faktori D, “Dark Factor” kryesisht manifestohet me narcisizmin ose një kombinim të tij me faktorë të tjerë negativë. Studimi është publikuar në revistën shkencore Psychological Review.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.