Studim

October 3, 2018 | 11:58

Mishi i përpunuar ndikon në kancerin e gjirit

Konsumimi i rregullt i biftekëve apo salsiçeve mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit, bëjnë të ditur studiuesit.

Studimi ka zbuluar se gratë të cilat konsumojnë shpesh mish të përpunuar kanë 9% më shumë shanse për të rritur rrezikun e kancerit në gji sesa ato që konsumojnë më pak.

Studimi mbështet të njëjtat konkluzione që ka nxjerrë dhe Organizata Botërore e Shëndetit, sipas të cilave mishi i përpunuar shkakton kancer.

Ekspertët rekomandojnë të tregoni kujdes. Në Britaninë e Madhe 7 nga 100 gra mund të preken nga kanceri i gjirit. Studiuesit rekomandojnë konsumimin e jo më shumë se 70 gr mish të kuq dhe mish të përpunuar në ditë.

Autori i studimit, Dr. Maryam Farvid, e Shkollës së Shëndetit Publik në Harvard rekomandon reduktimin e konsumimit të këtij mishi por  jo eliminimin e tij.

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top