Këshilla & Arsye

June 8, 2020 | 8:09

Gjithmonë mbaro ditën me një mendim pozitiv!

Shumica e stresit ndodh për shkak të mendimeve të përhershme të njëjta, pa ndonjë motiv për t’i ndryshuar ato. Një mënyrë për të çliruar veten nga modelet e mendimeve shkatërruese është që të praktikoni një formë të thjeshtë të vëmendjes: vëzhgoni mendimet tuaja në vend që të përfshiheni në përmbajtjen e tyre.

Të bëhesh vëzhgues i mendimeve dhe i shqetësimeve të tua ndihmon të tejkalosh fuqinë tënde mbi veten.

Në rend të parë, njerëzit që mendojnë pozitivisht kanë sistem më të fuqishëm imunitar. Ky vlerësim ka dalë në një nga studimet e ekspertëve të fundit që janë bërë në këtë fushë (Boehm et al., 2011; Yanek et al. 2013).

2Kur ju ndjeni pozitivitetin brenda jush, hormonet (adrenocorticotrofike (ACTH), ,3-endorfinë, hormoni stimulus tyroid dhe hormoni i rritjes, Blalock & Smith, 1986) rrisin imunitetin dhe ju bëjnë më të fuqishëm karshi përballjeve që mund të keni me problemet ditore. Emocionet negative mund të jenë helmuese, ato ngrisin hormonin stresues Kortisol, që automatikisht ndikon negativisht në sistemin e imunitetit (Çitaku, 2020).

Nëse dëshironi të ndaloni veten që të mos zhyteni më thellë në këto mendime helmuese, ju duhet të trajnoni vetën që të lejoni dritën të hyjë përmes jush. Pastaj, optimizmi shoqërohet me një ngadalësim të pllakës në arteriet që mund të çojnë në atake në zemër (Yanek et al. 2013). Ky studim vlerëson se njerëzit që janë të prirur të mendojnë pozitivisht kanë më pak gjasa të sëmuren nga zemra apo të pësojnë sulme kardiake.

Të jesh i vetëdijshëm nuk është çështje e të menduarit më të qartë në lidhje me përvojën është akti i përjetimit më të qartë. Nuk është e lehtë të jeni pozitiv në çdo kohë, por nëse dëshironi të mbijetoni e të përqafoni suksesin, atëherë ia vlen.

Referencat:

Blalock J E, Smith E M. A complete regulatory loop between the pathophysiology of rheumatoid arthritis. The role of the immune and neuroendocrine systems. Fed Proc 1985; 44: neurotensin and opioid peptides. J Rheumatol 1986; 13: 651-2.

108-11.

Boehm J.K. Peterson C. Kivimaki M. Kubzansky L. A prospective study of positive psychological well-being and coronary heart disease. Health Psychol. 2011; 30: 259-267

Çitaku, F. 2020. Shkencëtari Fadil Çitaku tregon sesi COVID-19 perceptohet nga truri. Euronews Albania. https://www.youtube.com/watch?v=3CTjrGzAqco.

4710 Abonnenten

Yanek, L . et al. (2013). Effect of Positive Well-Being on Incidence of Symptomatic Coronary Artery Disease. The American Journal of Cardiology, available under: https://doi.org/10.1016/j.amjcard.2013.05.055

*** 

Rreth Autorëve:

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern)

fadil-citakuThemelues i Akademisë̈ së Shkencave të Lidershipit në Zvicër, Cyrih (www.alssedu.ch); Shkëncëtar i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale; Profesor për PhD, Msc. dhe MAS. Zbulues i Modelit të Lidershipit sipas Çitakut në shtetet: Zvicër, Gjermani, Austri, USA, Kanada dhe Britani të Madhe. Kontakti: [email protected]

albina-hyseniAlbina Hyseni

Studiuar Administratën Publike, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane, Njohuri të gjera Psikologjik, Teknike, Farmaceutike

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top