Këshilla & Arsye

March 2, 2020 | 8:11

Gjithmonë vonë? Fajësoni prindërit për këtë

Mosmenaxhimi i duhur i kohës i ka rrënjët në fëmijëri.

Në një studim ku morën pjesë 292 studentë, psikologët u kërkuan atyre të vlerësojnë nivelim e rregullsisë të një sërë aktivitetesh nga fëmijëria e tyre, duke përfshirë ushqimin, aktivitetet jashtëshkollore, zakonet e gjumit dhe koha e kaluar me miqtë dhe familjen.

Ata gjetën se studentët të cilët kanë raportuar më shumë qëndrueshmëri në jetën e tyre të përditshme si fëmijë ishin të prirur të kenë më pak probleme me vëmendjen dhe menaxhimin e kohës. Në studime të tjera, i njëjti ekip hulumtimi ka treguar se fëmijët me një rutinë më të rregullt kanë vetëkontroll më të mirë, më pak ankthdhe depresionin kur rriten.

“Ky studim është pjesë e një linje të gjerë të kërkimit për marrëdhëniet dhe stabilitetin e mjedisit familjar, dhe ndikimin tek fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit në zhvillim,” tha Dr.Jennifer Malatras,psikolog në Universitetin e Albany dhe autori kryesor i studimit.

Two children working together to make things

Regjimi i caktur kontribuon në një ndjenjë të sigurisë dhe të kontrollit mbi mjedisin e dikujt. Fëmijët të cilët e dinë se çfarë presin në një bazë të ditës kanë më shumë gjasa të ndjejnë qëndrueshmëri, sesa ata oraret e të cilëve janë më të çrregullta, shpjegojnë studiuesit.

Një numër i psikologëve të tjerë kanë sugjeruar gjithashtu se, regjimi u krijon fëmijëve një ndjenjë të stabilitetit dhe rehatisë, dhe rekomandojnë që prindërit të krijojë një ritëm të aktiviteteve të përditshme dhe traditave në fillim të jetës së fëmijës.

 

“Është e rëndësishme që të njohin kompleksitetin e zhvillimit të fëmijës dhe ndikimet e shumta qnë trajektoren e zhvillimit të tyre. Promovimi i stabilitetit të familjes gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës mund të rrisë zhvillimin e aftësive, që mund të jenë të rëndësishme në promovimin e rregullit dhe funksionimin e përgjithshëm,” thonë studiuesit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top