Mesatarja e pacientëve që trajtohen me ilaçe kundër depresionit është 50 për qind më shumë se në vitin 1990. Sipas një studimi të ri, recetat me ilaçet kundër depresionit janë në një rritje rreth shtatë për qind në vit, e cila ka çuar në frikën se depresioni është në rritje, apo se mjekët po shpërndajnë pilula shumë bujarisht.
Gjithashtu është vërejtur kohëzgjatje e trajtimit me antidepresantë. Koha mesatare që një person trajtohet me antidepresantë tani është gati gjashtë muaj (169 ditë), në krahasim me vetëm me katër muaj (112 ditë) në vitin 1995. Një në katër përdorues marrin pilula për një mesatare prej 15 muajsh, krahasuar me tetë muaj 20 vjet më parë, sipas studimit të publikuar në The British Journal of Psychology.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.