FB

September 17, 2021 | 9:40

Gjon’s Tears lë pa fjalë jurinë e The Voice në Francë

Pas plot një viti, për të festuar një dekadë transmetimi të talent show-t më të njohur muzikor në botë  “The Voice” Franca vjen me një edicion të ri.

Vlen të theksohet se pas karrigeve të kuqe të jurisë së përbërë nga yjet e muzikës franceze nuk do të jenë aspirantët për këngëtarë, por yje të njohur të industrisë muzikore, të cilët do të kërkojnë riafirmimin e tyre si artistë, por që kësaj here do të duhet të kalojë nëpërmjet veshit muzikor dhe sigurisht karrigeve të jurisë.

Në puntatën e radhës në garë ishte këngëtari shqiptar Gjon’s Tears, i cili arriti të kthejë të pesë karriget e anëtarëve të jurisë. Gjon’s Tears u ngjit në skenën e “The Voice All Stars” me interpretimin e këngës “Corpse” të artistes Yseult.

Ngjyrat e tij të zërit dhe mjeshtëria e këndimit e befasoi jurinë, duke e cilësuar si këngëtar profesional dhe të saktë në tonet e tij muzikore. Gjon Muharremaj e nisin rrugëtimin e tij në muzikë pikërisht në një talent show. Në vitin në vitin 2011, në moshën 12 vjeç, garoi në sezonin e parë të talent show-t “Albanians Got Talent”, ku arriti të renditej i treti në finale. Një vit më vonë, ai arriti në gjysmëfinalen e “Die grössten Schweizer Talente”. Në vitin 2019, ai mori pjesë në audicionet për sezonin e tetë të “The Voice France” ku arriti në gjysmëfinale.

Për të pushtuar më tej në vitin 2021 skenën europiane te Eurovision song Contest, ku u rendit i dyti. Në 10 vjet “The Voice” në Francë kanë shkelur më shumë se 1 mijë talente në skenën legjendare. Zëra ikonikë, me më shumë se 10 milionë albume të shitur, pjesëmarrje në muzikalët më të mëdhenj, “18 NRJ Music Awards”  “3 Victoires de la musique” dhe “1 César”.

10 vjet gjatë të cilave artistët më të mëdhenj francezë u ulën në kolltuqet e kuqe. Një nivel absolutisht i jashtëzakonshëm i konkurrencës, i cili bashkon në “The voice” talentet e së kaluarës dhe pesë trajnerë historikë të programit.

Burimi / https://wiwibloggs.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top