Nuk keni nevojë të përdorni pilule për ta forcuar trurin. Sipas një meta-analize të vitit 2015 nga hulumtuesit e Oksfordit, format jofarmaceutike të rritjes së aftësive kognitive – siç janë gjumi, ushtrimet fizike dhe ushtrimet e trurit – i përmirësojnë ato aftësi po aq shumë sa ilaçet farmaceutike – siç janë modafinili, methylphendati dhe kafeina.
Në njërën anë, ‘ilaçet e mençura’ kanë dëshmuar se rrisin vëmendjen, kujtesën, shpejtësinë e përpunimit të informacioneve, etj. Ato zakonisht funksionojnë duke ndikuar në nivelet e neurotransmetuesve si serotonina, dopamina dhe noradrenalina. Por, në anën tjetër, edhe shprehitë e mira të gjumit e përmirësojnë kujtesën, kreativitetin dhe shpejtësinë e zgjidhjes së problemeve.
Ushtrimet fizike gjithashtu rrisin motivimin, përmirësojnë kujtesën dhe shpejtësinë e mësimit. Madje, duke rritur qarkullimin e gjakut, ushtrimet fizike ndikojnë edhe në vëmendje më të mirë, procesim më të shpejtë të informacioneve dhe performancë më të lartë akademike.
Vlen të përmendet se në internet ka edhe shumë programe të cilat shërbejnë si ‘ushtrime të trurit’ dhe që gjithashtu forcojnë kujtesën, vëmendjen, shpejtësinë e procedimit vizual, si dhe funksionin ekzekutiv.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.