Këshilla & Arsye

November 9, 2018 | 11:24

Larja e tepërt dëmton… Shenjat që tregojnë se po e teproni me larjen

E keni menduar gjithmonë që të kujdeseni për higjienën tuaj ju duhet të bëni më shumë se një dush në ditë? Ndoshta e keni patur gjithmonë gabim. Larja  e shpeshtë mund të shkaktojë dëme në trup. Flokë të yndyrshëm, zbokth, lëkurë e dehidratuar: këtu janë 6 simptomat që do t’ju bëjnë të kuptoni se po e ekzagjeroni me banjot dhe shampot.

Flokët janë të yndyrshëm dhe me zbokth – Edhe pse duket absurde dhe paradoksale, sa më shumë t’i lani flokët, aq më lehtë do të bëhen më pis. Nuk është rastësi, larja e flokëve çdo ditë, i bën ato me yndyrë dhe zbokth. Arsyeja? Kur bëni dushe të shpeshta, vajrat e skalpit që e mbajnë flokun të shëndetshëm kanë ikur prej shampos. Tentoni që të mos i lani flokët çdo ditë. Fillimisht kjo do të jetë diçka e neveritshme, por me kalimin e kohës do të jetë një zgjidhje e dobishme.

Ngjyra e flokëve zgjat pak – Të lahesh me shampo çdo ditë, nuk shkatërron vetëm flokët, por edhe ngjyrën. Në fakt, ata që kanë flokët e lyer, vënë re se boja zgjat shumë pak. Produktet e përdorura në ngjyrosjen e flokut dëmtohen nga uji i tepër. Kështu që boja ju del dhe juve do u duhet që të shkoni tek parukierja brenda disa ditësh.

Lëkura bëhet e thatë – Lëkura ka ekuilibrin e saj dhe kur lahet shpesh me produktet kimike, sfungjerë dhe sapunë agresivë, rrezikon ta humbasë atë. Rezultati? Ajo bëhet shumë e thatë dhe tenton të bjerë. Prandaj është e rëndësishme që të mos bëni dushe dhe të përdorni gjithmonë kremin hidratues që ndihmon për të rimarrë elasticitetin natyral të lëkurës suaj.

Ftohjet më të shpeshta – Larja e shpeshtë nuk ka vetëm efekte negative në lëkurë dhe në flokë, por edhe në shëndet, pasi është e lehtë të ballafaqoheni me ftohjet. Bërja e shumtë e dusheve ka një ndikim negativ në mikrobiomin, d.m.th., bakteret, viruset dhe mikrobet që jetojnë brenda dhe jashtë trupit tonë, shkaktojnë pabarazi të rënda që favorizojnë fillimin e gripit.

Lëkura bëhet e kuqe dhe keni kruajtje – Lëkura është e përbërë nga disa shtresa, por është e para, ajo që ju mbron nga agjentët e jashtëm. Ajo përbëhet nga qeliza të vdekura dhe kur bëni dush ato largohen në sasi të mëdha, duke prodhuar skuqje dhe kruajtje.

Ju keni kruarje të bezdisshme në pjesët intime– Larjet e shpeshta dëmtojnë gjithashtu shëndetin e pjesëve intime, veçanërisht ato femërore. Vagina është shtëpia e 50 llojeve të ndryshme të baktereve dhe nëse e lani shpesh me sapunë agresivë dhe aromatikë ndryshojnë florën natyrore. Rezultati? PH është modifikuar dhe nxitet fillimi i infeksioneve që shkaktojnë kruajtje të pakëndshme.

 

Burimi / http://gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top