Të fjeturit vonë e fëmijëve, te ne është një traditë e vjetër që duhet mënjanuar. Fëmija deri në moshën 13 vjeç ka nevojë për 10 orë gjumë pa ndërprerje. Fëmijët duke fjetur pas orës 10 të darkës nuk i realizojnë 10 orë gjumë pa ndërprerje.
Nga Lira Gjika
Mund të thuhet se fëmija fle në drekë dhe i kompenson orët e duhura. Jo nuk i kompenson pasi duhet të realizohen 10 orë rresht pa ndërprerje. Përpiquni prindër edhe pse mund të jetë e vështirë në fillim, por është e domosdoshme për shëndetin mendor dhe për atë fizik të fëmijës.
Mos lakmoni gjumin e pasdites por realizoni orarin tetë e darkës me gjashtë e gjysmë në mëngjes. Po të realizoni këtë rregull të të fjeturit, do të shikoni se fëmija juaj do të jetë më i qetë e më i organizuar në sjelljet e tij me veten dhe me të tjerët.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.