Studim

June 8, 2018 | 15:00

Gjumi i drekës, bën mirë apo dëmton?

Sipas një studimi të ri, gjumi i pasdites pushon trurin dhe përmirëson funksionet e kujtesës. Mirëpo, ky studim në fakt vërteton se është e dobishme të flihet, por jo të flihet në gjumë të thellë. Gjumi i shkurtër prej gjithsej dhjetë minutash zvogëlon lodhjen, edhe pse shumica e hulumtimeve të tjera kanë dëshmuar se për shplodhje të plotë më i dobishëm është gjumi më i gjatë.

Në një eksperiment të kryer në Gjermani, në të cilin është kërkuar nga studentët të mbajnë mend një listë të emrave dhe t’i rikujtojnë pasi të kenë luajtur një orë rresht lojën e durimit. Disave u është lejuar të flenë pesë minuta në fillim të testit, e më vonë është dëshmuar se kanë mbajtur mend dukshëm më shumë fjalë.

Para gjumit, truri përpunon sërish ngjarjet e fundit dhe prodhon ndjenja të ngjashme dhe mendime të ndryshme. Duket se gjatë këtyre momenteve truri kërkon materiale të reja për të ditur çfarë të bëjë me to. Pikërisht kjo periudhë e shkurtër është shumë e rëndësishme për përmirësimin e kujtesës dhe shumë më e rëndësishme se sa vetë gjumi.

Gjithsesi, e mira do të ishte të mos e tejkaloni. Një gjumë i shkurtër nuk duhet të zgjas më shumë se 20 minuta. Në rast të kundërt do të dëmtonte sistemin nervor.

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top