Një orë gjumë pas vaktit të drekës është shumë e shëndetshme për fëmijët që shkojnë në çerdhe dhe kopshte. Falë gjumit, truri i tyre forcon aftësinë e të mbajturit mend mësimet e marra gjatë paradites. Ky studim është vërtetuar shkencërisht nga Rebecca Spencer dhe kolegët e saj të Universitetit të Massachusetts (ShBA). Studimi ka treguar se fëmijët që flenë në drekë mbajnë mend 10 % më shumë krahasuar me fëmijët që nuk flenë. Fillimisht, në studim janë përfshirë 40 fëmijë të moshës 3-5 vjeç dhe përfundimi ishte se efekti i gjumit të drekës ka zgjatur edhe ditën tjetër. Në një fazë të dytë, kërkuesit e kanë thelluar studimin duke analizuar aktivitetin cerebral të 14 fëmijëve gjatë gjumit. Përfundimi ishte se pushimi i drekës shton aktivitetin e zonave të trurit që lidhen me të mësuarin dhe përpunimin e informacioneve të reja.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.