Në fokus

November 27, 2018 | 9:17

Gjumi i keq lidhet ngushtë me sëmundjet psikosomatike

Çrregullimet e gjumit shfaqen me sëmundjet psikosomatike. Çfarë janë sëmundjet psikosomatike? Sëmundjet psikosomatike janë sëmundjet trupore të shkaktuara nga faktorët psikologjikë dhe jo nga ato fizikë. Kur një individ përjeton këto simptoma psikosomatike, çrregullimet e gjumit janë më të shpeshta dhe më të dukshme.

Sipas përvojës klinike, fenomenet dhe sëmundjet psikosomatike kanë marrëdhënie të ngushtë. Një pacient i prekur nga sëmundje të ndryshme fizike do të ketë reagime të shumta emocionale, që janë fenomene psikosomatike, por jo sëmundje psikosomatike.

Këtu ekzistojnë disa situata klinike: së pari, elementët psikologjik shkaktojnë çrregullim të sistemit nervor autonom (sistem që rregullon procese të caktuara të trupit, të tilla si tensioni i gjakut, frymëmarrja, muskujt etj).

Së dyti, këto elementë psikologjik vazhdojnë për një periudhë dhe shkaktojnë çrregullim të funksioneve të sistemeve të organeve të brendshme, të enëve të gjakut dhe të sistemit nervor, por këto çrregullime fizike mund të lehtësohen më vonë.

Së treti, kur fenomenet psikosomatike dhe sëmundjet psikosomatike vazhdojnë për një periudhë të gjatë, do të shkaktojnë çrregullime jo të lehta, të cilat çojnë më pas në sëmundje psikosomatike.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top