Studim

August 2, 2018 | 13:50

Gjumi i mirë lufton Alzheimerin

Gjatë moshës së mesme, rënia kronike e një pushimi të mirë mund të shtojë rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së Alzheimerit. Ky është përfundimi i një studimi të bërë në bashkëpunim me dy universitete – njëri amerikan e tjetri europian – me 17 persona të moshës madhore nga 35 deri në 65 vjeç. Këta persona nuk shfaqnin probleme gjumi dhe asnjë deficit konjitiv.

Duke analizuar lëngun cerebrospinal (lëngun që rrethon trurin dhe palcën e kurrizit), si në kushte normale, ashtu edhe pas një nate të kaluar me gjumë të shqetësuar, studiuesit kanë arritur të tregojnë shtimin e beta-amiliodit, një proteinë cerebrale që lidhet e Alzheimerin.

Duke e përsëritur këtë eksperiment për shumë netë me radhë, u vu re edhe shtimi i proteinës tau, e cila lidhet me dëmet cerebrale tek Alzheimeri dhe në të tjera sëmundje neurologjike.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 129

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top