FB

November 8, 2022 | 10:00

Gjumi i tepërt është shenjë depresioni…

Njerëzit depresivë zakonisht ankohen për pagjumësi. Por tek disa njerëz që vuajnë nga depresioni, problemi është gjumi i tepërt. Sipas një studimi, vetëm 15% e njerëzve nën depresion kanë një tendencë për të fjetur më tepër. Kjo është arsyeja që shumë herë depresioni mund të jetë i paidentifikuar tek këta persona. Të flesh shumë herë pas here ose pas festave është gjë e mirë mirë. Por të flesh më tepër se koha e nevojshme çdo ditë kërkon vëmendje.

A e dini se disa njerëz flenë 20 orë në ditë? Mund t’a besoni një gjë të tillë? Më e keqja është se kjo gjë shpesh ngatërrohet me dembelizmin dhe lodhjen e tepërt, kur në fakt është shenjë e një depresioni atipik.

Arsyet pse dikush në depresion mund të flejë shumë

Ndjehen të sigurtë

Depresioni mund t’ju shqetësojë vërtet. Ekziston një frikë e vazhdueshme për shumë gjëra së bashku. Këto mendime janë aq të zhurmshme, sa do të dëshironit të ndalonin menjëherë. Ju bëheni të pambrojtur dhe gjithçka duket kaq dërrmuese. Gjumi është koha e vetme, kur ndiheni të sigurt. Kur flini, mund të vendosni gjithçka në pritje. Ju qëllimisht dëshironi të shkoni në një gjendje mendore të pavetëdijshme për ta shmangur depresionin.

Dilema e mungesës së dëshirës për të jetuar apo vdekur

Njerëzit depresivë shpesh e humbasin interesin për jetën e tyre. Ata nuk arrijnë të gjejnë ndonjë kuptim apo qëllim për jetën e tyre. Ka raste kur duan të vdesin, por nuk e gjejnë guximin për suicid. Ndonjëherë ata duan të jetojnë, por nuk mund të gjejnë arsye për të jetuar. Shumë persona përballen me këtë dilemë dhe gjejnë rehati në gjumë. “Lufta” e vazhdueshme midis dëshirës për të vdekur dhe për të jetuari i lodh ata. Gjumi është si një largim nga ky realitet për këta persona.

Ndalon nga ripërjetimi i traumës

Kur jemi në depresion, ne nuk dëshirojmë të kujtojmë ose rijetojmë ato gjëra që na kanë çuar në atëgjendje të rënduar psikologjike. Ne duam t’i harrojmë ato dhe të përpiqemi të ecim përpara. Por disi atovazhdojnë të kalojnë në mendjen tonë. Gjumi është një mënyrë përmes së cilës ato kujtime dhe trauma mund të ndalen. Njerëzit në depresion mund ta përdorin gjumin për të shmangur ripërjetimin e traumës.

Lodhja

Depresioni tenton të nxjerrë jashtë të gjithë energjinë. Të lodh fizikisht, mendërisht, emocionalisht dhe shpirtërisht. Personat që vuajnë nga depresioni, ndiejnë lodhje të vazhdueshme trupore dhe mendore. Depresioni “e mashtron” trurin tuaj për të besuar se jeni të lodhur dhe keni nevojë për pushim.

Jeta duket si një makth

Kur jeta është një makth, më besoni ëndrrat janë thjesht argëtim. Jeta e një personi me depresion është e ngatërruar me shumë emocione dhe ndjenja. Zgjimi në mëngjes duket si një detyrë. Shtrati bëhet zona e rehatisë dhe mendimi për ta lënë atë është i tmerrshëm. Kur filloni të keni frikë nga jeta juaj, gjumi është një mënyrë shpëtimi nga kjo frikë e vazhdueshme.

Pushim nga vuajtjet

Një person në depresion mund të vuajë shumë. Dhe dëshira për t’i dhënë fund vuajtjes është e zakonshme në të gjitha llojet e problemeve mendore dhe fizike. Gjumi tenton të sigurojë lehtësim të përkohshëm dhe u jep personave një pushim nga vuajtjet. Unë gjithmonë shkoj të fle sa herë që ndihem i mërzitur. Dhe sinqerisht nuk e dija pse e beja këtë gjë. Por tani e di, e bëj për të siguruar një pushim nga dhimbja ime.

Dëshironi të mos mendoni ose të mos ndjeni gjë

Depresioni ka kontroll të plotë mbi mendimet dhe ndjenjat tuaja. Këto mendime dhe ndjenja vazhdojnë t’ju shqetësojnë gjatë gjithë ditës. Gjithçka që dëshironi është që ato mendime të ndalojnë. Ju nuk dëshironi të mendoni apo ndjeni asgjë dhe gjumi jua siguron këtë gjë. Kur fillon depresioni, gjumi mund të jetë një strategji e shëndetshme përballimi. Por çdo gjë e tepërt është e keqe, duke fjetur shumë nuk e lehtësoni dhimbjen tuaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top