Fokus i kësaj teknike ndërlidh dëgjimin e brendshëm, emocionalitetin dhe të shprehurit konkret të materializuar. Materialet që nevojiten janë instrumente të ndryshëm (qoftë edhe të improvizuar), regjistrues, fletë ku janë të shkruara emocione apo gjendje të ndryshme.
Nga Lorela Garuli, psikologe këshillimi dhe terapiste për fëmijë e adoleshentë
Franc Koruni, kantautor dhe kitarist
Fokus i kësaj teknike ndërlidh dëgjimin e brendshëm, emocionalitetin dhe të shprehurit konkret të materializuar. Materialet që nevojiten janë instrumente të ndryshëm (qoftë edhe të improvizuar), regjistrues, fletë ku janë të shkruara emocione apo gjendje të ndryshme.
Teknika mund të zhvillohet me fëmijë, adoleshentë ose të rritur, në mënyrë individuale ose në grup.
Paraprakisht, terapisti ka disa karta emocionale, me fytyra që shprehin emocione të ndryshme, ose emocione të shkruara si fjalë (gëzim, trishtim, zemërim, habi, shpresë, frikë, ankth, guxim, qetësi) ose gjendje (fillim, pushim, ëndërr, dëshirë, pritje) të vendosura me kurriz, pra që përmbajtja e secilës është e fshehur.
Më tej, pjesëmarrësi në seancën e muzikoterapisë zgjedh në mënyrë rastësore një prej këtyre fletëve dhe zbulon emocionin që fshihet pas. Terapisti muzikor fillon luan pjesë të ndryshme në kitarë, piano apo në cilindo instrument muzikor që ka në dorë, dhe individi duhet të identifikojë emocionin që lexoi në fletë, pra në cilën prej pjesëve që terapisti muzikor po luan u shpreh emocioni përkatës?
Pasi e identifikon emocionin dhe gjendjen përkatëse në atë pjesë muzikore, i kërkohet ta shpjegojë pse i shkaktoi këtë ndjesi dhe eksplorohet më tej. Terapisti përpiqet të kuptojë arsyet e zgjedhjes dhe përputhjen tingull-emocion/situatë.
Hapi përfundimtar i teknikës kërkon që atë emocion që e identifikoi përmes tingujve që dëgjoi nga muzikoterapisti, të përpiqet ta luajë dhe improvizojë me instrumentet që gjenden në studion ku po zhvillohet seanca.
Burimi/Humanum.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.