Duhen shumë më tepër vepra të mira për t’i bërë të tjerët të vërejnë se sa më të mirë jemi kur gabojmë, sepse njerëzit mendojnë se jemi më keq, zbulon një studim amerikan.
Njerëzit kanë nevojë për më shumë prova për të perceptuar një përmirësim moral tek të tjerët sesa për të zbuluar një përkeqësim. Me fjalë të tjera: ndërtimi i një reputacioni të keq është shumë më i lehtë se sa pastrimi i tij. Një analizë e publikuar nga dy studiues amerikanë nxjerr në pah se “me sa duket është më e lehtë të bëhesh mëkatar sesa një shenjt”.
Një mekanizëm psikologjik që rrezikon të ketë pasoja në politikat publike – si të gjykoni kush bën shumë shkelje të vogla? Kur mund të shpërblehet sjellja e mirë? – por edhe për sjelljet që kemi në jetën e përditshme, për shembull kur duhet të vendosim nëse do t’u japim një “shans të dytë” atyre që na kanë bërë padrejtësi. Më në fund, autorët e studimit tregojnë, ky interpretim mund të shpjegojë pse kostot e reputacionit të stigmave sociale vazhdojnë të qëndrojnë edhe pasi sjellja e papranueshme shoqërore që i gjeneroi ato është korrigjuar.
Burimi / https://www.linkedin.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.