Mirëqenie

October 6, 2018 | 8:20

Gjyshërit: një thesar në familjen tonë, ndihma e tyre është e pamatshme!

Dita ndërkombëtare e gjyshërve është pikërisht dy tetori, por a e dini se këtë datë kisha katolike e njeh si dita e Engjëjve Mbrojtës?

vacanze_nonni

Efektivisht, po ta mendosh mirë, gjyshërit janë engjëjt e vërtetë mbrojtës, dhe guida që shoqëron familjet tona të origjinës. Kush ka fat t’i ketë në familjen e madhe, le të mendojë se për një çast sa e ndryshojnë jetën mungesa e tyre.

Gjithnjë të gatshëm kur bëhet fjalë për emergjencë, të gatshëm me këshillat e mira dhe buzëqeshjet që harmonizojnë botën. Gati edhe të të ndihmojnë me të vegjlit, gjëra që ne prindërit nuk do ta përfytyronin edhe nga distanca. Megjithatë, ja tek janë, gati për t’u blerë ëmbëlsira në fshehtësi, për t’i shoqëruar ata kudo, aty ku nipërit duan të shkojnë, zvarriten rreth sallës duke pretenduar se janë kuaj të kërcyeshëm, të kompletuar me një kalorës në anën e pasme.

Studimet e fundit kanë treguar se, nëse do të dëshironim të paguanim punën e kujdesshme që gjyshërit tregojnë ndaj fëmijëve tanë, ne duhet t’i paguajmë pothuajse 2000 euro në muaj. Kjo nëse i  konsiderojmë kujdestarë të foshnjës tonë, që ne mund ta paguajmë përgjatë ditës ose natës, gjatë ditëve të javës ose, edhe më keq, gjatë pushimeve.

1Përfshirë edhe ‘dhuratat’ që gjyshërit u bëjnë nipërve dhe mbesave, herët kur i shoqërojnë në shkollë, pishinë, kurse muzike, vizatimi, palestër apo tek pediatri…

Shkurtimisht, le të kujtojmë gjithçka kur gjyshërit do të na nevojiten dhe dashuria e nipërve. Ne u nxisim fëmijët tanë ndjenjën e respektit për këto figura shumë të rëndësishme në rritjen e tyre. Një ditë, kur edhe ne të jemi gjyshër, do të kujtojmë atë që kemi marrë dhe do të jemi gati të bëjmë të njëjtën gjë apo edhe më shumë për nipërit apo mbesat tona!

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi corinedefarme.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top