Këshilla & Arsye

October 6, 2018 | 8:25

Nëse shkolla ka parazitë, si t’ia bëjmë me fëmijën? Këshilla praktike, ndryshe nga sa keni vepruar deri më sot!

Në fakt u ndodh të gjithë prindërve që kanë fëmijët në shkolla të përballen me këtë situatë. Parazitët janë një gjë sa e shpifur, po aq edhe stresuese pasi është vështirë t’i pastrosh plotësisht.

morraLe të përpiqemi t’u kthejmë përgjigje atyre që vuajnë për një zgjidhje.

Si transmetohen parazitët (morrat)?

Hiqeni atë nga mendja: morrat nuk transmetohen për shkak të higjienës së dobët, sepse ky lloj insekti nuk është aspak i tërhequr nga papastërtitë, dhe as hidhet apo fluturon. Thjesht, morrat kalojnë nga njëra kokë në tjetrën nga kontakti i afërt.

Këshilloji fëmijët të mos ndërrojnë kapuçët, këpucët, aksesorët e flokëve apo afërsinë me shokët. Rreziku i të sjellit në shtëpi të “miqve të rinj” është pas dere.

Si i dallojmë fëmijët që kanë zënë morra?

Shumë thjeshtë, vetëm nëse fëmijët kruajnë kokën më shumë se zakonisht, mbi të gjitha pas veshëve apo në zonën pas qafës. Në këtë pikë është rasti të bëni një ‘inspektim’ të imtësishëm.

pidocchi-del-capoParandalimi

Për fat të keq nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar pedikulozën. Natyrisht, siç e kemi thënë, mund t’u rekomandojmë fëmijëve që të përdorin kujdesin më të madh në shkëmbimin e rrobave si kapele, shalle dhe pajisje të flokëve, por përtej kësaj ka shumë pak për të bërë.

Eksiztojnë produkte natyrale për t’i zhdukur?

Ju këshillojmë të përdorni shampot “Stop Parazitëve” pa parabenë dhe me 96% përbërës natyralë. Formula e tyre pa insekticide kimike dhe të pasuruar me vaj kokosit, vepron mekanikisht te morrat, duke i bllokuar dhe mbytur ato.

Të pasuruar me glicerinë perimesh, kjo formulë respekton flokët dhe lëkurën e kokës. Për më tepër, falë vajit të kokosit dhe virtyteve hidratuese, flokët ushqehen, janë më të forta dhe më të bukura.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi corinedefarme.it

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top