Lifestyle

January 25, 2019 | 12:53

Gjyshi që shpiku “biçikletën-tren” për të shëtitur me nipërit e mbesat e tij

Ky është Osvaldo, një gjysh argjentinas që jeton në Venado Tuerto në provincën e qytetit të Santa Fe, i cili me vetëm dy fuçi dhe pak imagjinatë ka shpikur një mjet të mirë transporti për të shëtitur me nipërit dhe mbesat e tij. Imazhi i “trenit të vogël” që udhëton në rrugë është postuar në internet dhe brenda një kohe të shkurtër kanë qenë të shumtë njerëzit që kanë përgëzuar gjysh Osvaldon për shpikjen e bukur.

Ishte një pasdite e diel si shumë të tjera në Venado Tuerto, kur në një moment në rrugët e qytetit, njerëzit patën mundësinë të shihnin një gjysh me dy nipërit e tij në një lloj “treni të vogël”; mjeti zbavitës i transportit përbëhej nga dy fuçi të ricikluara, në të cilave u janë shtuar rrota, dhe që tërhiqen nga një biçikletë.

Atë ditë, biçikleta udhëhiqej nga gjyshi Osvaldo dhe dy nipërit ishin në dy “vagonët”. Skena e bukur u përjetësua nga shumë njerëz, pasi fqinji, Gustavo Davobe, i bëri një foto dhe e postoi në profilin e tij në Facebook me mbishkrimin: “Dhe çmimi për gjyshin e vitit shkon për…”

Në foto janë gjysh Osvaldo me një kostum sportiv, ndërsa në “vagonë” që ndjekin biçikletën janë nipi dhe mbesa, të dy veshur me kapele mbrojtëse. Kushdo që e pa këtë foto të mrekullueshme, është magjepsur prej tij.

“Kjo do të thotë se, që të bësh një person tjetër të lumtur, nuk ke nevojë të mbjellësh soje apo të jesh futbollistë, dashuria vjen nga zemra, jo nga portofoli”.

 

 

Burimi / curiosandosimpara.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top