FB

November 8, 2021 | 8:20

Gjyshja ime thoshte… mos lejoni që tiganët të shkëlqejnë më shumë se ju!

 

Mos e merrni kaq seriozisht pastrimin e shtëpisë! Kur u bëra grua, kaloja 24 orë të ditës duke kërkuar që gjithçka të ishte e pastër dhe e rregullt në rast se “dikush do të vinte të më vizitonte”, por më pas zbulova se të gjithë janë shumë të zënë, duke ecur, duke u argëtuar, duke punuar dhe duke shijuar jetën!

0-Po sikur dikush të shfaqet papritur?

Nuk kam pse t’ia shpjegoj askujt situatën në shtëpinë time. Njerëzit nuk janë të interesuar për atë që bëni gjatë gjithë ditës. Njerëzit udhëtojnë, argëtohen dhe e shijojnë jetën.

Jeta është e shkurtër, kënaquni! Hiqeni pluhurin … nëse është e nevojshme. Por gjeni kohë për të pikturuar ose për të shkruar një poezi, për të bërë një shëtitje ose për të vizituar një mik, për të gatuar atë që ju pëlqen, për të ujitur bimët tuaja … jepini vetes kohë të lirë për të pirë një birrë, për të notuar në plazh (ose pishinë), ngjituni maleve, luani me qentë, dëgjoni muzikë, lexoni libra, kultivoni miqtë tuaj dhe shijoni jetën.

Hiqni pluhurin nëse është e nevojshme, por jeta vazhdon jashtë. Mendoni se kjo ditë nuk do të kthehet më!

Hiqni pluhurin nëse është e nevojshme, por mos harroni se do të plakeni dhe se shumë gjëra që mund të bëni tani nuk do të jenë aq të lehta për t’u bërë në pleqëri.

Dhe kur të largohesh, meqë të gjithë do të ikim një ditë, edhe ti do të bëhesh pluhur!

Dhe askush nuk do të kujtojë sa fatura keni paguar, as shtëpinë tuaj të pastër, por ata do të kujtojnë miqësinë, gëzimin tuaj dhe atë që keni mësuar…

 

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi web

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top