FB

March 4, 2023 | 9:01

Gjysma e popullsisë së botës drejt mbipeshës në vitin 2035

Nëse nuk merren masa, më shumë se gjysma e popullsisë së botës pritet të klasifikohet “mbipeshë” deri në vitin 2035. Paralajmërimi vjen nga Federata Botërore e Obezitetit ku në një raport thekson se:

“Mbi katër miliardë njerëz do të preken, me normat që rriten më shpejt te fëmijët. Vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme në Afrikë e Azi pritet të shohin rritjet më të mëdha. Kostoja e obezitetit përllogaritet të arrijë në më shumë se 4 trilion dollarë (3.3 trilionë paund) në vit deri më 2035-ën.”

Presidentja e federatës, Louise Baur, thotë se përfundimet e raportit janë një paralajmërim i qartë që tregon se vendet duhet të veprojnë tani ose të rrezikojnë pasoja në të ardhmen.

Në veçanti, raporti thekson normat në rritje të obezitetit mes fëmijëve dhe adoleshentëve, me ato që pritet të dyfishohen nga nivelet e vitit 2020 si te djemtë ashtu edhe te vajzat.

Baur deklaron:

Tendenca është veçanërisht shqetësuese dhe qeveritë e politikëbërësit në botë duhet të bëjnë gjithçka që munden për të shmangur ngarkesën e kostove shëndetësore, sociale dhe ekonomike te brezi i ri. Duhen vlerësuar sistemet dhe faktorët rrënjësorë që kontribuojnë në obezitet.

Në raport nënvizohen edhe efektet e prevalencës së obezitetit në vendet me të ardhura më të ulëta. Nëntë nga 10 vendet me rritjen më të madhe të pritshme të obezitetit në nivel global janë shtete me të ardhura të ulëta ose të mesme në Afrikë dhe Azi.

Arsyet përfshijnë tendencat në preferencat dietike drejt ushqimeve më të përpunuara, nivele më të larta të sjelljes sedentare, politika më të dobëta për të kontrolluar furnizimin dhe marketingun e ushqimit. Po ashtu, shërbime shëndetësore me më pak burime të mira për të ndihmuar në menaxhimin e peshës dhe edukimin shëndetësor.

Vendet me të ardhura më të ulëta, shpesh janë më pak të afta për t’iu përgjigjur obezitetit dhe pasojave të tij. Rezultatet theksojnë se “rritja e normave të obezitetit në mbarë botën do të ketë ndikim të rëndësishëm në ekonominë globale, duke u barazuar me 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”.

Në asnjë mënyrë, kjo nuk duhet konsideruar si reflektim i fajit ndaj njerëzve që jetojnë me obezitet.

Të dhënat e publikuara në raport do të paraqiten në OKB të hënën, më 6 mars. Raporti përdor Indeksin e Masës Trupore për të bërë vlerësime.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top