Në fokus

August 21, 2017 | 8:46

Gnoseologjia, ambivalenca e mendjes sonë

E vërteta ka pasur një domethënie absurde për t’u besuar, sa ideale aq dhe e frikshme. Çdo gjë që lidhet me konceptin e të panjohurës ne na largon kur jemi pranë saj dhe na shtyn në të njëjtën kohë për të zbuluar nëpërmjet të tjerëve. Pa filozofuar në të thella nuk mund të psikologjisësh në të thjeshta. Gërshet të cilit iu deshën shumë shekuj të diferencoheshin nga njëra-tjetra. Zanafillat e njohjes janë të hershme me filozofët e lashtë, astrologët me planet dhe yjet, fallxhorët, dhe mbi të gjitha paranormalizmi ku këto vitet e fundit u njoh definitivisht edhe nga fusha e psikologjisë.

Anxhela Peza Psikologe Klinike  dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Gnoseologjia është një nga pjesët me të rëndësishme të filozofisë që tregon burimet, format dhe metodat e njohjes, rrugët e arritjes të së vërtetës; teoria e njohjes. Ndryshe mund të përkufizohet me diturinë individuale, me kategori që ka të bëjë me njohjen e sendeve, dukurive apo proceseve. Kjo disiplinë filozofike, e cila merret me studimin e mundësisë, vëllimit, të vërtetësisë dhe të kritereve të njohjes së botës dhe të gjësendeve e të dukurive të ndryshme. Për të pranuar të gjithë një të vërtetë e për të qenë në një mendje, qëndron gjithnjë variabëli se në ç’bazë konstatohet vërtetësia e njohjes, etj. Sado që me çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me njohjen janë marrë shumë filozofë para tij, prapëseprapë si themelues i gnoseologjisë merret filozofi anglez, Xhon Loku.

Për fushën e psikologjisë infantile ka patur një rëndësi të veçantë, kjo për fëmijët të cilët vijnë në jetë, duke mos njohur asgjë dhe më pas është bota ajo që krijon njohjen mbi këtë qenie (tabula rasa). Psikologjia, gnoseologjinë e zhvillon me dijen, vetëdijen, pavetëdijen e njeriut, ashtu sikurse dhe Frojdi i pari pasur nga të tjerë më pas. Dituria, njohja e vërtetë, tërësia e gjykimeve tona mbi mjedisin, ndërsa vetëdija si kategori psikologjike nuk është e thënë të përmbajë në vete vetëm koncepte të përvetësuara, pohime, apo përfytyrime të vërteta. Ndryshe nga dituria, vetëdija përmban në vete gjykime e pikëpamje, të cilat nuk kanë mbështetje reale argumentuese dhe nuk janë të vërteta. P.sh: mitologjia është një vetëdije, por thëniet e saj nuk janë të vërteta edhe pse nuk janë edhe pa kurrfarë “logjike” e domethënie. Po kështu qëndron fakti me religjionin. Atë pjesëtarët e një feje e konsiderojnë të vërtetë, ndërsa pjesëtarët e fesë tjetër nuk e konsiderojnë të tillë. Megjithatë, edhe miti, edhe feja, edhe ideologjia, etj., paraqesin forma të ndryshme të vetëdijes. Brenda përbrenda gnoseologjisë ekzistojnë drejtime të ndryshme lidhur me mënyrën dhe rrugët e njohjes së njëmendësisë, si: empirizmi, sensualizmi, racionalizimi, kriticizmi, intuitivizmi, dogmatizmi, skepticizmi.

Filozofia ka polemikat e saja, duke thënë se nuk e shohin si një shkencë pasi është e paaftë t’i japë përgjigje ekzakte pyetjeve që i shtrohen. Kërkohen më së shumti përgjigje “ekzakte” dhe vërtetime të faktuara dhe jo “vërtetime” logjike që ndryshojnë herë pas here sipas rrymave dhe filozofëve të ndryshëm. Filozofia mund të përfshijë çdo gjë në përgjithësi, por asgjë në veçanti.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top