Editorial

March 20, 2018 | 8:53

“Google Maps” nxjerr opsionin që ndihmon personat tetraplegjikë

“Google Maps” ka nxjerrë opsionin e ri, i cili vjen në ndihme të tetraplegjikëve duke i treguar atyre të gjejnë rrugë të aksesueshme për karriget e tyre me rrota, në qytete si Boston, New York dhe Londër.

Gjigandi i kërkimit tha ditën e enjte se njerëzit tashmë mund të përdorin “Google Maps” për të marrë udhëzime që ofrohen në mënyrë specifike për njerëzit që kanë probleme me lëvizjen.

Google tha se së bashku me agjencitë e tranzitit u përpoqën të katalogojnë itineraret më të mira për personat tetraplegjikë.

Për të gjetur rrugët e përshtatshme këta persona duhet të zgjedhin fillimisht destinacionin se ku dëshirojnë të shkojnë të klikojnë te “Directions” dhe më pas të zgjedhin opsionin “wheelchair accessible” si nën-opsion ne seksionin “Routes”.

Kompania është duke e debutuar këtë opsion të ri fillimisht në qytetet më të mëdha në mbarë botën, ku përveç Bostonit, New Yorkut dhe Londrës opsioni është në dispozicion edhe për Tokion, Meksiko dhe Sidnej.

“Ne presim me padurim të punojmë edhe me agjenci të tjera tranziti në muajt e ardhshëm në mënyrë që të sjellim më shumë rrugë për personat tetraplegjikë në Google Maps”, shkruan në një postim në blog menaxheri i produkteve të Google, Rio Akasaka.

Burimi / http://www.scan-tv.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com