FB

March 5, 2024 | 6:15

Gossip e ka një “baba”

 

Nga Focus

Përktheu e përshtati shqip Adela Kolea

 

Qe padyshim gazetari Walter Winchell (1897-1972) ai, i cili shpiku gossip -in. Ai, në fakt në vitet ’20 – ’40 të shekullit të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisi të ndërtojë pasurinë e vet fatlume, duke treguar haptas fakte të fshehta dhe sekrete të parrëfyeshme të yjeve të kinematografisë, duke u shndërruar në një nga personat më me influencë – e më të urryerit – e Amerikës.

figu

Rubrika e parë si gossip

Qe ky gazetar, i pari kronist mondan, që do të ndërhynte vrullshëm pa skrupuj apo ndrojtje në jetën private të vip-ave. Në fillim të viteve ’30, 50 milionë amerikanë do të lexonin shkrimet e tij pa filtra në New York Mirror, në atë që do të përbënte rubrikën e parë të dedikuar haptas gossip-it: On-Broadway. Paralelisht e ngacmonte publikun edhe nëpërmjet radios me grimca kuriozitetesh çdo të diel, me aluzione seksuale, gjykime mbi aktorë, personazhe spektakli, duke u kushtëzuar në këtë mënyrë artistëve, jetët.

 

Gossip, qendra e fuqisë

Qendra e tij e komandimit qe lokali Stork Club, një nga lokalet ekskluzive të New York-ut, ku ai mblidhte thashethemet, pëshpëritjet mbi personazhe të ndryshme por, njëkohësisht ku i mbërrinin edhe kërkesa nga personazhe emergjente në kërkim të famës, që të përmendeshin në emër prej tij posaçërisht në artikujt apo programet e veta.

Më pas, Lufta e Dytë Botërore zuri faqet e para të gazetave dhe rrëmbeu automatikisht tërë vëmendjen e amerikanëve. Por, edhe pas Luftës, kuptohet se interesi për gossip s’mund të ishte më si më parë, kishte përparësi e nevojshmëri të tjera.

Fama e braktisi, botuesit nuk po e botonin më, të lodhur edhe nga denoncimet e paditjet legale të hapura ndaj tij.

Ai ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare, i harruar nga të gjithë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top