Një vend ku profesionalizmi ushqehet me artin e së bukurës! Aty ku arti i së bukurës lind nga pasioni për të qenë nxitës, trajnues dhe motivues të të rinjve ambiciozë që ëndërrojnë të prekin majat e botës së modelingut.
Grace Models, si kursi i parë dhe i vetëm profesional në Shqipëri, i liçensuar për model dhe fotomodel dhe jo vetëm, është kthyer prej janarit të vitit 2012 në shtëpinë e të rinjve që nuk kërkojnë vetëm një karrierë në botën e televizionit, spektaklit, reklamës, produksionit, eventeve e promocionit. Qendra e Kurseve Profesionale & Agjencia Grace Models kontribuon nga afër në zhvillimin e karrierës se çdo të riu që e aspiron këtë botë përmes kurseve profesionale që kompania ofron në: Kurs për Modeling dhe Fotomodeling për të rritur dhe fëmijë, Kurs për Dizajn Mode, Kurs për Fotograf, Kurs për Parukier, Estetikë.
Me Grace Models mund të mësoni se si t’i zotëroni këto profesione të së bukurës përmes një eksperience të ofruar nga profesionistë të fushës. Në Grace Model ju pret një Akademi e vërtetë e Modës, e pasuruar së fundmi me njohuri për dizajnin e modës dhe stilimit. Në botën e modës arma më e fortë e suksesit është vetëbesimi dhe Grace Models është në gjendje t’u mësojë të rinjve si ta ndërtojnë atë. Por gjithashtu, teksa mbetet një derë e hapur për të rinjtë, Grace Models është në anë tjetër, një mundësi e mirë për ata profesionistë që duan të përqafojnë statusin më të lartë të profesioneve që lidhen me artin e së bukurës.
Grace Models është e vetmja zgjedhje për ata që kërkojnë standardet bashkëkohore të modeling-ut. Grace Models mundëson trajnimin dhe aftësimin e mëtejshëm të modeleve apo fotomodelëve që dëshirojnë të jenë pjesë e promocionit, reklamave, revistave, filmit, spektakleve e televizionit, pra e çdo fushe që ka lidhje me imazhin dhe të bukurën.
Në fund të kursit bëhet certifikimi si model apo fotomodel profesionist, por nuk përfundon gjithçka këtu, sepse kompania vetë është një mundësi për zhvillimin e mëtejshëm profesional, si një agjenci modelingu me rritje të shpejtë.
Agjencia Grace Models identifikohet me emra që sot janë konkurrente të denja spektaklesh bukurie dhe në imazhe bukurie të firmave të njohura, si Adrola Dushi – Miss Univers Albania 2012, Natalia Stamuli – Miss Earth Albania 2013, Zhaneta Byberi – Miss Universe Albania 2014, Lindita Idrizi – Miss Universe 2016, Ketjona Pera, Enxhi Cuku, prezantuesja Eva Murati, Kiara Tito e shumë të tjerë.
Grace Models është në gjendje të rrisë e zhvillojë aftësitë tuaja të karrierës. Mjafton të kujtojmë që në zhvillimin e Grace Models një kontribut të rëndësishëm kanë dhënë dhe pedagogët e parë të këtij kursi si regjisori dhe producenti Dionis Papadhimitri, regjisor Klajd Papadhimitri, aktorja Ema Andrea, fotografin Renuar Locaj, aktorja Loredana Gjeçi për të kuptuar se zgjedhja e kompanisë është cilësia.
Sfilatat për stilistë e fotografë shqiptarë e të huaj, bashkëpunimet me stilisten e famshme amerikane Sherri Hill në bashkëpunim me fotografin me famë ndërkombëtare Fadil Berisha; Fotografin Claudio Colombo; Sfilata për stilistët ndërkombëtar Francesco Paolo Salerno, Rossorame (Bruno Simeone & Daniele Del Genio), GIADA CURTI, Luca PauloRossi janë vetëm disa nga treguesit e suksesit të kompanisë.
Në një botë dinamike, mbushur me të papritura, hijeshia dhe eleganca mbeten virtyte që e bëjnë atë më të bukur dhe Grace Models është këtu për t’ju mësuar si t’i zotëroni të dyja këto, për të prekur së bashku standardet bashkëkohore të botës së modelingut.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 159
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.