FB

April 21, 2022 | 10:35

Gratë deri në moshën 50 vjeç po ngrijnë vezët e tyre pavarësisht ‘shanseve të pakta’ për të mbetur shtatzënë

Pasi aktorja Sienna Miller zbuloi se ka ngrirë vezët e saj në moshën 40-vjeçare, doli se gratë britanike po e bëjnë këtë deri në ditëlindjen e tyre të 50-të. Rregullatori i fertilitetit, Autoriteti i Fertilizimit dhe Embriologjisë Njerëzore (HFEA) thotë se grave në të dyzetat nuk duhet t’u rekomandohet ngrirja e vezëve.

a8cef8a2-8aab-4abe-825c-12b6fca297d4

Mundësia për të mbetur shtatzënë duke përdorur vezët e tyre është ‘shumë e vogël’. Por kjo nuk i ka penguar klinikat e fertilitetit që t’i lejojnë gratë të ndjekin gjurmët e Miss Miller, e cila zbuloi këtë muaj se i kishte ngrirë vezët në moshën 40 vjeçare për të shmangur ‘kërcënimin ekzistencial’ të orës së saj biologjike që rridhte. Shifrat e fundit tregojnë se gratë e moshës 45 deri në 50 vjeç kishin një numër rekord ciklesh për të ngrirë vezët e tyre në 2019.  Disa nga ciklet mund të jenë bërë për arsye mjekësore dhe jo vetëm për arsye ‘sociale’ – ku gratë ende nuk kanë takuar partnerin e duhur ose nuk janë gati për të krijuar familje. Por ekspertët janë të shqetësuar se ngrirja e vezëve në modë po u ofrohet grave që janë shumë të vjetra për të përfituar prej saj.

Joyce Harper, profesoreshë e shkencës riprodhuese, tha: “Mendoj se ngrirja e vezëve mbi moshën 35 vjeç është problematike për shkak të zvogëlimit të mundësisë së shtatzënisë. Në moshën 49-vjeçare, është krejtësisht e kotë, pasi ato vezë nuk do të çojnë në shtatzëni. Nëse gratë ngrijnë vezët e tyre kur janë më të reja, kjo ofron një shans më të mirë për të pasur një fëmijë. Kjo është për shkak se vezët janë më cilësore, kështu që ka më shumë gjasa të çojnë në shtatzëni kur gratë i përdorin ato për IVF më vonë në jetë. Por vezët e ngrira kur gratë janë mbi 40 kanë tendencë të jenë me cilësi më të dobët, kështu që mund të mos japin të njëjtin përfitim.”

Ndërkaq, mosha më e zakonshme në të cilën gratë ngrijnë vezët e tyre është 38. Por mjekët thonë se koha më e mirë është në të njëzetat dhe të tridhjetat e tyre.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top