Këshilla & Arsye

October 26, 2016 | 9:19

Gratë do të marrin paga të barabarta me burrat… pas 170 viteve

Lajme të mira, zonja: Një studim i ri ka parashikuar kur gratë më në fund do të fitojnë më shumë para se burrat. Një lajm i keq? Ajo do të ndodhë pas 170 vitesh.

Forumi Ekonomik Botëror publikoi studimin e përvitshëm mbi dallimet gjinore në 144 shtete, në fushën e shëndetësisë, arsimit, ekonomisë dhe politikës. Ndonëse për timet nga shëndetësia dhe arsimi janë rritur, në përgjithësi gratë mbeten më pak të paguara. Nisur nga kjo, u bë një parashikim se kur mund të tejkalohet kjo pabarazi dhe nuk është një kohë e afërt. Viti 2186 besohet t’i gjejë gratë në të njëjtat kushte pagese me burrat. Deri atëherë, ekspertët ia vënë fajin vendeve industriale, ku pabarazia gjinore është më e dukshme. Ndërsa vende më të zhvilluara si Islanda, Finlanda, Norvegjia, Suedia, janë në krye të renditjes si vendet me më shumë barazi gjinore. Shumica e shteteve kanë pasur përkeqësime nga viti në vit në dallimet gjinore, duke u bërë çdo vit e më të theksuara, sipas këtij raporti.

Nëse vjet u parashikua se burrat dhe gratë do të kishin pagesa të njëjta në 2133-shin, të dhënat e reja tregojnë se kjo,vetëm sa po bëhet më e largët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top