Hulumtuesit e universitetit Duke kanë zbuluar se, në krahasim me meshkujt, femrat kanë më shumë nevojë për gjumë. Kjo vjen për shkak të pasojave të përjetimeve mendore dhe fizike. Sipas tyre gratë janë më të rrezikura nga sëmundjet e zemrës, depresioni dhe probleme psikologjike.
Gjatë studimit u konstatua se gratë kishin më shumë depresion dhe më shumë zemërim.
Shumë faktorë biologjikë mendohet të kontribuojnë në këtë pabarazi. Megjithatë, disa ekspertë besojnë se gratë kanë nevojë për më shumë gjumë për shkak të shpenzimeve të energjisë mendore. Gratë, thonë ata, thjesht përdorin trurin e tyre më shumë sesa meshkujt.
Një nga funksionet kryesore të gjumit është që të lejojë trurin të shërohet dhe të riparohet. Sa më shumë që ta përdorin trurin gjatë ditës, aq më shumë ka nevojë të shërohet dhe rrjedhimisht, ka më shumë nevojë për gjumë. Gratë kanë tendencë të kryejnë shumë detyra në të njëjtën kohë dhe janë fleksibile.
Dr. Horne sugjeron se ato kanë nevojë për të paktën 20 minuta më shumë gjumë se një mashkull i rritur.
Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.