Teste

October 5, 2019 | 8:30

TEST/ Çfarë gruaje je?

Seksi dhe provokuese, ujë dhe sapun, apo rastësore? Vlen më shumë për ju joshja, thjeshtësia apo kureshtja e përmbushur? Zbuloni në testin e mëposhtëm se çfarë gruaje jeni.

1-Takimi i parë. Pasi e vrisni mendjen gjatë vendosni të vishni:

1-Xhinse, bluzë dhe këpucë balerine

2-Pantallona të drejta, këmishë dhe taka

3 -Pantallona të puthitura pas trupit, bust dhe taka gjilpërë

 

2-Në çantën tuaj nuk mungon kurrë:

1-Buzëkuqi dhe kozmetika

2-Axhenda dhe stilolapsi

3-Celulari

 

3-Mbrëmja ideale për festën e gruas:

1-Në një lokal me striptizë

2-Aperitiv në një qendër termale

3-Picë dhe film në shtëpi

 

4-Një burrë që t’ju bëjë për vete duhet:

1 -T’ju magjepsë

2-Të interesohet për gjërat e tua

3 -T’ju bëjë të qeshni

 

5-Një shoqe ju fton në një festë ku nuk njeh njeri. Si silleni?

1-E fiksoj vëmendjen te burrat e pranishëm dhe përpiqem të kuptoj se kë dua të njoh

2-Nuk e humb nga sytë shoqen dhe bisedoj me njerëzit që njeh ajo

3-Përpiqem të njoh sa më shumë njerëz, duke shfrytëzuar interesa të ndryshëm

 

6-Burrat tek ju vlerësojnë:

1 -Feminitetin dhe sensualitetin

2  -Kuriozitetin dhe mençurinë

3 -Simpatinë dhe ëmbëlsinë

 

7- Për pushime do të zgjidhnit:

1-Muzetë, artin dhe kuzhinën tipike të një kryeqyteti evropian

2-Londrën ose Nju Jorkun: destinacione glamur dhe të përshtatshme për pazar

3-Detin, detin dhe vetëm detin

 

8- Dhurata e preferuar:

1-Një libër

2-Një çantë

3-Një palë këpucë të bukura

 

PROFILI

1- Jeni një grua e thjeshtë, me një look ujë dhe sapun. Ju pëlqen të kujdeseni për veten, por pa e tepruar. I doni gjërat e vërteta dhe shoqërinë e njerëzve që i vlerësoni. Keni shumë interesa, por prireni të jeni me huqe.

Provoni të organizoni edhe diçka të veçantë e të pazakonshme herë pas here, mund të jetonit ndonjë aventurë të bukur.

2- Jeni një grua inteligjente dhe emotive. Ju pëlqen t’i kultivoni interesat tuaja dhe jeni gjithnjë në lëvizje. Pikë referimi për miqtë, dini të argëtoheni, por pa qenë në qendër të vëmendjes. Maturia dhe sjellja e mirë janë fjalët tuaja.

Përpiquni ta lini veten të lirë herë pas here, sepse prireni ta keni çdo gjë nën kontroll.

3- Jeni një grua sensuale dhe gjithnjë në modë, adhuroni të kujdeseni për pamjen e jashtme ose të jeni interesante për sytë e të tjerëve. Sensualiteti juaj nuk kalon pa rënë në sy dhe juve ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes. Ju pëlqen të argëtoheni dhe e jetoni jetën me lehtësi e spontanitet.

Kujdes, mos e teproni me të tjerët, qëndrimi juaj prej femre fatale edhe mund të keqinterpretohet.

 

Përgatiti: Manjola Ereqi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top