FB

June 11, 2024 | 7:30

Gratë ndajnë arsyet më të sinqerta përse ato kanë qarë, gjatë ‘ndjeshmërisë hormonale’

Asnjë grua kurrë nuk dëshiron që ndjenjat dhe emocionet e saj të largohen për shkak se është ‘koha e muajit’ – por kjo nuk do të thotë që hormonet ndonjëherë nuk e përforcojnë një situatë. Shumë.

Edhe pse nuk është zakonisht një dukuri e shpeshtë, shumica e grave, në një kohë apo në një tjetër kanë reaguar shumë pak ndaj ndonjë fatkeqësie për shkak të ciklit të tyre menstrual ose medikamenteve, të cilat kanë bllokuar hormonet e tyre.

Dhe ndërkohë që mund të tronditen, në ato momente mund të jenë mjaft qesharake.

Javën e kaluar, në një faqe online u parashtrua një pyetje: “Zonja cila është gjëja më e keqe për të cilën ke qarë, gjatë ndjeshmërisë hormonale?”

Ishin me mijëra përgjigje që pasuan, shumica prej tyre ndanin tregimet e tyre zbavitëse dhe të egërsuara.

“Unë dikur isha në parkingun e supermarketit dhe pashë një ravioli të vetëm. Menjëherë fillova të qaj me të madhe – unë nuk jam e sigurt se çfarë nuk shkon me mua”, tha një grua.

“Qava sepse më hahej çokollatë, por nuk doja të haja çokollatën që më dha djali im, sepse ishte çokollatë e veçantë”, shkroi një tjetër.

“Pasi isha duke ecur në shtëpi dhe pashë një qen në rrugicë nga shtëpia ime”.

 

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top