Studim

February 26, 2018 | 14:10

Gratë optimiste jetojnë më gjatë

Gratë optimiste që mendojnë gjithçka me pozitivitet jetojnë më gjatë se ato që shqetësohen dhe mendojnë negativisht. Ky është përfundimi i një studimi të ri, që duket se afirmon fuqinë e të menduarit pozitivisht.

Optimizmi dhe funksioni biologjik

“Ky studim tregon se optimizmi shoqërohet me uljen e rrezikut të vdekjes, ju mbron nga sëmundjet e frymëmarrjes, infeksionet dhe kanceri. Njerëzit optimistë kanë stil jetese më të shëndetshëm, bëjnë më shumë aktivitet fizik, hanë më mirë dhe bëjnë gjumë më të rehatshëm”- u shpreh Erik Kim, autori kryesor i studimit.

Kim shtoi se qasja optimiste gjithashtu mund të ndikojë drejtpërdrejt në funksionin biologjik. Hulumtimet kanë treguar se optimizmi më i lartë është i lidhur me inflamacion më të ulët, nivele më të shëndetshme të lipideve (yndyrnat në gjak) dhe antioksidantë më të lartë (substanca që mbrojnë qelizat nga dëmtimet).

Studimi

Për këtë studim, shkencëtarët analizuan të dhënat për 70000 gra, të cilat u pyetën çdo 2 vite ndërmjet periudhës 2004-2012. Për gratë më optimiste, rreziku i vdekjes nga kanceri ishte 16% më i ulët; rreziku i vdekjes nga sëmundjet e zemrës, infarktit ose sëmundjes së frymëmarrjes ishte pothuajse 40% më i ulët; dhe rreziku i vdekjes nga infeksioni ishte 52% më i ulët.

Si të stimulojmë optimizmin

Autorët e studimit vunë në dukje se veprimet individuale mund të nxisin optimizmin. Mjafton një praktik shumë e thjeshtë për të rritur optimizmin dhe për të siguruar të ardhme më të shëndetshme. Studiuesit sugjerojnë të shkruani në një copë letër rezultatet pozitive që lidhen me karrierën, miqësinë, apo fusha të ndryshme të jetës.

Burimi / www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top